Home » Këshilla për shtatëzëna » Depresioni dhe shtatzënia

Depresioni dhe shtatzënia

Është vërtetuar se simptomat e ankthit, si edhe simptomat e depresionit, nuk ndikojnë në mundësinë që femra të mbetet shtatzënë gjatë mjekimit të infertilitetit.

Shkencëtarët holandezë pohojnë se analizat e tyre janë të parat të cilat studiojnë lidhjen ndërmjet depresionit dhe mjekimit të infertilitetit (papjellorisë) së femrave.

Të dhënat e botuara në revistën Human Reproduction, kanë treguar se faktori psikik nuk ndikon me ndërprerjen e trajtimit të infertilitetit. Për befasinë e autorëve, ndikim në pengimin e mjekimit të papjellorisë së femrave kishte pasur mosha e femrave.

Edhe faktorët tjerë biologjikë të studiuar (shtatzënia e mëparshme dhe shkaktari paraprak i pengimit të shtatzënisë), po ashtu nuk kishin pasur ndikim në përqindjen e femrave të cilat kanë për qëllim që të mbesin shtatzëna.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni