Home » Këshilla për shtatëzëna » Rh Faktori në shtatëzani

Rh Faktori në shtatëzani

Përcaktimi i grupit të gjakut dhe Rh faktorit në shtatzani është shumë me rëndësi, sepse tek nënat me Rh negativ, foshnja mund të jetë e kërcënuar nëse trashëgon Rh faktorin pozitiv të atit.

Çfarë është Rh faktori?

Të gjitha grupet e gjakut A, B, AB apo 0 (zero) mund të jenë Rh pozitiv apo Rh negativ. Nëse në rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus”, atëherë personi është Rh pozitiv.

Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë, e cila e morri emrin në bazë të një lloji të majmunit tek të cilët është zbuluar për herë të parë. Për këtë rreth 15% e njerëzve thonë se janë Rh negativ.
Shtatzëna Rh negativ

Nëse shtatzëna është Rh negativ, babai Rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon Rh faktorin negativ, atëherë egziston rreziku. Nëna nuk kërcënohet, por egziston rreziku për foshnjen. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse prindërit janë Rh negativ, si dhe nëse janë Rh pozitiv.
Mospërshtatja Rh (Rh inkompatibiliteti)

Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të.

Nëse foshnja është Rh pozitive nga babai, gjatë shtatzanisë egziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzania e parë nuk është e rrezikshme.

Tek përzierja e gjakut të foshnjes dhe nënës zakonisht vie gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzaninë e ardhshme.

Nëse në shtatzaninë e parë ka bartur foshnjen me Rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzaninë e ardhshme egziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është Rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritrocitet e saj. Shkatërrimi i rruzave të kuqe të gjakut shpie tek pagjaksia, e ndonjëherë edhe tek vdekja e frytit. Nëse foshnja e shtatzanisë e parë është Rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzaninë e ardhshme.
Ndikimi i Rh faktorit te foshnja

Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjes. Antitrupat i shkatërrojnë rruzat e kuqe të gjakut të foshnjes. Foshnja në mitër do vuan nga pagjaksia, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, Rh sëmundje apo anemi hemolitike.

Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjes, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzania do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë egziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjes, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme.

Pas lindjes, foshnjes mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër Rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij.
Parandalimi

Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës Rh imunoglobina. Kjo shiringë mbrojtëse tek ne më së shpeshti përdoret me emrin Rhogam. Ajo parandalon krijimin e antitrupave ashtu që pamundëson sistemin imun të nënës të njoh eritrocitet Rh të gjakut të foshnjes. Merret rreth javës së 28-të të shtatzanisë, sepse atëherë egziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes në afatin prej 72 orëve.

Rh imunoglobulina (Rhogam) merret edhe në situata të tjera kur egziston dyshimi se mos gjaku i gruas ka rrënë në kontakt me gjakun Rh pozitiv. Mbrojtja aplikohet pas abortit (spontan apo të qëllimshëm), shtatzanisë jashtë mitrës, amniocentezës, gjakderdhjet e mëdha gjatë shtatzanisë, si dhe në rastet e transfuzionit të gjakut apo tek lëndimet e gruas.
Shtatzanitë tjera

Nëse në shtatzaninë e parë egziston mospërputhja e Rh faktorit të nënës dhe foshnjes (Rh inkompatibiliteti), zakonisht nuk ka rrezik. Mund të paraqitet në shtatzanitë vijuese, nëse foshnja është Rh pozitiv.Secila shtatzani e ardhshme është ngapak më e rrezikshme se ajo paraprake. Për këtë kontrolla është më e theksuar.

Mund të bëhet amniocenteza për përcaktimin e bilirubinës në lëngun amniotik, madje edhe merret mostra e lëngut amniotik, bëhet përcaktimi i hemoglobinës si dhe kontrollimi i enëve të gjakut të foshnjes me anë të ultrazërit. Me përdorim të shiringës mbrojtëse Rh imunoglobina rrallë gjendet sëmundja Rh e foshnjeve.

Çfarë duhet të dijë një grua dhe çfarë duhet ndërmarrë në lidhje me Rh faktorin

Gruaja duhet të dijë grupin e saj të gjakut dhe Rh faktorin që para fillimit të shtatzanisë.
Nëse nuk e ka vendosur më parë Rh faktorin atëherë duhet ta bëjë këtë menjëherë me të kuptuar për shtatzaninë.
Nëse është Rh pozitive, foshnja e saj nuk mund ta ketë sëmundjen Rh.
Duhet ta dijë Rh faktorin e partnerit.
Nëse gruaja dhe partneri i saj janë Rh negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë.
Mbrojtja aplikohet nëse gruaja është Rh negative dhe partneri Rh pozitiv.
Nëse gruaja është Rh negative, shiringën mbrojtëse të imunoglobinës duhet marrë nëse ka patur abort spontan apo të qëllimshëm.
Gruaja Rh negative duhet që pas ndonjë lëndimi të madh, ku mund të ketë patur mundësi të përzierjes së gjakut me gjakun e ndonjë personi tjetër të lënduar, të merr Rhogam.
Shtatzënat Rg negative duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse (Rhogam) rreth javës së 28-të të shtatzanisë, dhe më së largu 72 orë pas lindjes.
Shtatzënat Rh negative duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzanisë.
Shtatzënat Rh negative duhet ti lajmërohen gjinekologut, pas çfarëdo gjakderdhjeje eventuale të mundshme./bebaime/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress