Home » Këshilla për Prindër » Kur mund të qëndrojnë fëmijët vetëm në shtëpi?

Kur mund të qëndrojnë fëmijët vetëm në shtëpi?

Duke i ushtruar fëmijët që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, ju ushtroni vetëqëndrimin e tyre. Kur fëmijët janë vetëm, ata ndërtojnë pavarësinë e tyre, ndjenjën e përgjegjësisë dhe teknikën e gjindshmërisë praktike.

Por për të qenë e gjitha siç duhet, ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë:

Koha më e mirë për të filluar?

Pas moshës 12 vjeç, mund të filloni ta mësoni fëmijën që të qëndrojë vetëm në shtëpi. Ndarjet e para duhet të fillojnë ngadalë dhe me maturi. Së pari shkoni deri në ndonjë dyqan apo ndonjë vend tjetër të cilin fëmija di që është afër shtëpisë suaj.

Çfarë mund të bëni?

Sigurohuni që fëmija juaj është i gatshëm të kujdeset për vetveten kur ju nuk jeni pranë tij.Mësojeni me rregullat themelore të sigurisë.Gjithmonë duhet të jeni në dijeni se ku e keni fëmija e kë është dhe çfarë bën.

Mësoni fëmijen tuaj me rregullat e sigurisë

- Kë ta telefonojë në raste urgjente.
- Në rast rreziku, si të shpjegohet përmes telefonit se ku ndodhet vendbanimi juaj.
- T’ju telefonojë sa herë që të mbërrijë në shtëpi.
- Se si t’ mbyllë dyert dhe dritaret, dhe alarmin e sigurisë po qe se e keni.
- Që në asnjë rast të mos e lejojë askend të huaj të hyjë në shtëpi pa lejen tuaj.
- Që personit që troket në derë të mos i tregojë që është i vetëm në shtëpi.
- Që çelësin e shtëpisë ta mbajë në vendin ku nuk mund t’i humbet.
- Si të reagojë në rast zjarri.- Që të mos hyjë në shtëpi po qe se dyshon që diçka nuk është në rregull – psh. derë e lënë hapur, dritare e thyer…
- Që të ju telefonojë, nëse diçka e frikëson apo nëse diçka e bën që të mos ndihet mirë.

A është fëmija i juaj i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi?

1. Sigurohuni që fëmija juaj pas mësimit në shkollë do të shkojë në shtëpi? A di të reagojë pa panikë në situata të paparashikuara?

2. A është i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi pa patur frikë?

3. Sigurohuni që fëmija juaj është i lirshëm që të ju drejtohet në rast të ndonjë problemi, posaçërisht po qe se dikush e keqtrajton.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress