Home » Këshilla për Prindër » Qumështi i gjirit, i bën mirë dhe nënës

Qumështi i gjirit, i bën mirë dhe nënës

Avantazhet e qumështit të gjirit si ushqim për të miturin janë të njohura tashmë, por tani nga Amerika vjen zbulimi që dhënia e gjirit është e dobishme jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për linjën e saj trupore.

Kështu, bëhet me dijeni se dhënia e gjirit te gratë ul ndjeshëm sasinë e yndyrës abdominale dhe kjo, jo vetëm në muajt e ushqyerjes me gji, por edhe pas shumë vitesh.

Ky është rezultati i studimit që u paraqit në një takim të shoqatës “American Heart Association” për shëndetin kardiovaskular në San Françisko, ku u bë e ditur se gratë me moshë mesatare që i kishin dhënë gji vazhdimisht fëmijëve të tyre vishnin një bluzë në mesatare prej 6.6 cm më pak se ato që i ushqenin fëmijët e tyre me qumësht të zakonshëm.

Dhënia e gjirit ndihmon gjithashtu në humbjen e dhjamit të barkut. Barku është një vend i preferuar nga yndyrat: ku ato depozitohen për të mos u larguar më. Por duket se dhënia e gjirit edhe këtë rast është një mbrojtës i mirë.

Për të shpjeguar këtë, Candace McClure, autori i zbulimit në universitetin e Pitsburgut  thotë se ushqyerja me gji është me të vërtetë një lloj shpenzimi shtesë i kalorive dhe ky shpenzim ndihmon jo vetëm për të mbajtur në formë, por edhe për të ruajtur shëndetin nga parandalimi sëmundjeve të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Kërkimi në fakt ka konfirmuar jo vetëm të mirat e qumështit të gjirit për foshnjat:  zvogëlimin dhe rrezikun e infeksioneve të veshit, astmës, problemeve të  stomakut, sëmundjeve të  frymëmarrjes, alergjitë e lëkurës, diabetit dhe sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës, por ka demonstruar edhe përfitimet shëndetësore të nënës: dhënia e gjirit mund të ulë rrezikun e diabetit, kancerin e gjirit, kancerin ovarian, sëmundjet e zemrës, depresionin e paslindjes e pikërisht sindromën e metabolizmit.

Studimi është bërë në 351 gra që kishin marrë pjesë në një studim të mëparshëm të Ëomen’s Helath Across the Nation Heart Study, i kryer më 2001-2003 dhe ku u zbulua si shpenzimi ekstra i kalorive të përmendura më parë, bënte të mundur humbjen e peshës së tepërt të akumuluar gjatë shtatzënisë: duke dhënë efekte pozitive në nivelin e sheqerit në gjak, në masën e yndyrnës dhe shpërndarjes së saj në trup, duke zvogëluar dukshëm mundësinë e sëmundjeve të lidhura pikërisht me akumulimin e yndyrnës.

Qumështi i nënës është thelbësor jo vetëm për fëmijën. “Ushqyerja me gji, si mënyra më e mirë për të ushqyer fëmijën dhe për ti siguruar atij çdo gjë që ai ka nevojë të rritet shëndetshëm është shumë i vlefshëm edhe për gratë”, thotë studiuesi.
Të dhënit gji fëmijës është një magji e vërtetë natyrore. Por përtej kësaj magjie ajo ndihmon që të qëndrojnë të shëndetshme dhe të aftë si fëmija ashtu dhe nëna.

Pra jo vetëm që do ta ndihmojë fëmijën të rritet i shëndetshëm dhe i fortë, por edhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme./NOA/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress