Home » Këshilla për Prindër » Shtohen alergjitë tek fëmijët

Shtohen alergjitë tek fëmijët

Sëmundjet alergjike shfaqen si tek fëmijët ashtu dhe të rriturit në çdo periudhë teksa me zhvillimet e fundit teknologjike vihet re një shtim i rasteve alergjike në rang botëror.

Specialistët pohojnë se sëmundjet alergjike mund të shfaqen tek çdo grupmoshë dhe çdo një në tre persona preket nga alergjitë në vendet e zhvilluara. Sëmundjet alergjike nxiten nga kushtet klimaterike dhe shenjat e para shfaqen zakonisht në pranverë.

Reaksionet alergjike mund t”i klasifikojmë në alergji të syve, ekzema të lëkurës, laringjit, astma, urtikarie, sindroma e lëkurës së thatë, alergjitë ndaj ilaçeve dhe ushqimeve, alergjitë ndaj insekteve, anafilaksi (reaksion alergjik akut) dhe alergji te sistemit të tretjes. Sigurisht që edhe faktori gjenetik ndikon shumë në shfaqjen e sëmundjeve alergjike dhe fëmijët me një prind alergjik rrezikohen 30-50 % ndërsa ai që i ka të dy prindërit rrezikohet 60-80% nga alergjitë.

Një faktor i rëndësishëm në diagnostikimin e alergjive tek fëmijët është niveli i lartë i proteinës Immun Globulin E. Gjatë moshës 02 vjeç shfaqen më shumë alergjitë ndaj qumështit të nënës ose lopës. Diarreja tek një fëmijë 2-javësh është shenja e parë e alergjisë ndaj ushqimeve. Për ta marrë vesh nëse fëmija është alergjik ndaj ushqimeve duhet t”i shtohen ushqimet ngadalë e nga pak pas moshës 6-muajshe dhe të kontaktohet mjeku me dyshimin apo shqetësimin më të vogël. Skuqjet apo tharjet për një kohë të gjatë të lëkurës duhen studiuar nga ana alergjike.

Krahas kësaj, prindërit që dëshirojnë t”i mbrojnë fëmijët nga sëmundjet alergjike duhet t”i mbajnë larg lodrave jo cilësore, plastelinave, sapunëve të lëngshëm, detergjenteve të pastrimit, lëndëve plastike të bëra nga produktet e naftës, rrezeve të diellit, lëngjeve të gatshme të frutave dhe sheqernave të ngjyrosur.

Disa njerëz janë alergjikë dhe ndaj çamçakëzit dhe ushtrimeve. Ushtrimet fizike mund t”i shkaktojnë rrjedhje të hundëve, kollë apo teshtitje. Le t”i marrim fëmijëve çamçakëzë pa ngjyrë dhe sheqer sepse çamçakëzët me ngjyrë mund të shkaktojnë reaksione alergjike.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress