Home » Këshilla për Prindër » Ushqimet e nevojshme për fëmijët

Ushqimet e nevojshme për fëmijët

Pa dyshim që shumë fëmijë marrin më shumë se mjaftueshëm ushqim për të ngrënë (normat e rritura të obezitetit tek fëmijët janë fakt për këtë).

Problemi qëndron se, shumë gjëra të cilat i hanë, siç janë ushqimet e tejpërpunuara dhe ushqimi i shpejtë janë me shumë kalori dhe më pak ushqyes.

Sipas hulumtimit të fundit, fëmijët kanë nevojë për 4 ushqimet energjike.
1.Kalciumi
Rreth një e treta e fëmijëve të moshës 4 deri në 8 vjeç, nuk janë duke marrë kalcium të mjaftueshëm, sipas statistikave të fundit. Kalciumi është jetik për të zhvilluar masën eshtërore, ku pothuajse e tëra ndërtohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Duke qenë e mangët mund të rrisë rrezikun e osteoporozës, veçanërisht për vajzat. Është e rëndësishme që fëmija të fitojë shprehi të mira të vakteve të pasura me kalcium (9 nga 10 vajza adoleshente nuk marrin mjaftueshëm). Shumë ushqime të pasura me kalcium, janew të pasura me vitaminë D, e cila jo vetëm që forcon eshtrat por ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 1 dhe sëmundjeve të tjera.
(Keshillohet djathi, kosi, qumështi, drithërat, lengjet)

2. Vitamina E
Sipas studimeve të Universitetit Linkoln në Nebraska, rreth 80 % të fëmijëve nën moshën 8 vjeç, duke përfshirë 2/3 e parashkollorëve, u mungon nevoja ditore e vitaminës E. Ushqimet pa yndyrë apo me yndyrë të ulët, që supozohet të jenë të ulëta me vitaminë E, që veprojnë si antioksidantë, i mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Është gjë e mençur të shërbeni prodhime me yndyrë të ulët, siç janë qumështi dhe kosi, sepse janë më të varfëra me yndyrna të ngopura por zgjedhja pa yndyrë nuk është më e mira për sallatrat, sepse ajo përmban vajra të shëndetshme për zemrwn, të cilat janë të pasura me vitaminë E.
(Keshillohet avokado, arra, gjalpë kikiriku, farat e lulediellit, vajrat bimore, salca e domateve, farat e grurit, spinaqi etj.)

3.Fibrat
Fibrat janë shumë të rëndësishme për fëmijët sepse i mbajnë ata në rregull dhe të mbushur. Ushqimi i pasur me fibra mund të ndihmojë në mbrojtjen e tyre nga sëmundjet e ndryshme kronike që mund të paraqiten më vonë. Po ashtu, rekomandimi zyrtar për fëmijët është 19 deri në 25 gramw fibra në ditë (afërsisht nevojave të të rriturit). Sigurohuni që fëmija juaj po merr së paku minimumin e 5 gramëve në ditë. Psh. një 4 vjeçar duhet të marrë 9 gramw fibra në ditë.
(Keshillohen frutat (boronicat, dardhat, portokajtë, dhe mollwt janë më të mirat), drithëra me nivel të lartë fibrash, fasule, thjerrëza, qiqra, bukë me krunde dhe makarona, miell tërshëre, kokoshkat, arrat, bizele të njoma.

4. Hekuri
Një studim i fundit, ka rezultuar se deri në 20 % të fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç, nuk kanë hekur të mjaftueshëm. Mungesa e hekurit është shumë e shpeshtë tek fëmijët mbipeshë, të cilët konsumojnë ushqim shumë kalorik por të varfër me vlera ushqyese. Hekuri i ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin në gjak përmes trupit dhe luan rol kyç në zhvillimin e trurit dhe mungesa kronike mund të shkaktojë probleme në sjellje dhe në të mësuar. Mjekët nuk janë të sigurt se përse, por që niveli i ulët i hekurit rrit rrezikun e një fëmije ndaj helmimit me plumb, sepse ai rrit thithjen e plumbit në gjak.
(Keshillohen karkalecë, mishi i lopës, pula, qiqra, pasta me domate, fruta soje, rrush i thatë, bukë e zezë.)

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress