Home » Këshilla për Prindër » Zhvillimi i fëmijës të porsalindur deri ne muajin e tretë

Zhvillimi i fëmijës të porsalindur deri ne muajin e tretë

Të porsalindurit fillojnë të komunikojnë dhe t’ju dërgojnë sinjale pas të cilave duhet të kuptoni se ata janë të lodhur ose të uritur apo përkundrazi, janë të disponuar për lojë.

Ata vazhdimisht mësojnë dhe zhvillohen, ndërsa prindërit e kanë për detyrë të ndihmojnë që këto procese të zhvillohen pa pengesa. Duke u kujdesur për beben tuaj ju do të mësoni t’i identifikoni shenjat e saj (“gjuhën e bebeve”). Nëse nuk i njihni dhe nuk u përgjigjeni këtyre sinjaleve, fëmija reagon me të qarrë.

Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk dinë se kush i ushqen dhe kush u ndihmon kur qajnë. Qeshin që nga java 5-7 ndërsa qeshin në zë rreth muajit të tretë. Shumica e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Mos e shkundni për ta qetësuar pasi që mund ta lëndoni.

Të dëgjuarit dhe të parit
Të porsalindurit kanë dëgjim të zhvilluar, ata dëgjojnë tinguj edhe para se të lindin. E kthejnë kokën nga ana prej nga vjen zëri. Muskujt e syve te ata, nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm edhe pse ata shohin (sidomos me sy gjysmë të mbyllura), kështu që nuk mund t’i organizojnë fotografitë vizuele në forma me kuptim. I tërheq drita e fortë, ngjyrat e forta . Diku nga java e gjashtë sytë lëvizin së bashku. Objekti i parë që e njeh është fytyra e nënës. Gjatë tre muajve të parë, ata fillojnë të njohin disa fytyra të veçanta dhe sende (p.sh. lodrën e tyre).

Zhvillimi fizik i fëmijës
Tetë javët e para foshnjat nuk kanë kontroll në lëvizjet dhe aktiviteti i tyre fizik është refleksiv–i pavullnetshëm: ata e lëvizin trupin kur zgjohen; por ata ende nuk dijnë si të veprojnë që me qëllim ta lëvizin ndonjë pjesë të trupit. Prezent janë reflekset primitive – refleksi i të thithurit, i lakmisë, i të kapurit. Rreth javës së tetë mësojnë ta lëvizin kokën derisa janë të shtrirë në bark. Në muajin e tretë i zbulojnë duart dhe shputat e veta dhe i vështrojnë ato se si lëvizin në ajër, fillojnë t’i lëvizin grushtat drejt fytyrës suaj ose drejt ndonjë objekt të cilin duan ta prekin.

Të folurit dhe gjuha e femijes
Për të porsalindurin mënyra e vetme për të komunikuar është të qarit. E rëndësishme është që t’i përgjigjeni sa më herët, që ta kuptojë se ju jeni aty për të. Diku rreth 7-8 javësh fillojnë ta zbulojnë zërin e tyre dhe fillojnë të gugasin dhe të prodhojnë tinguj me zanore. Rreth javës së tetë dëgjojnë derisa u flisni, pastaj u përgjigjen me tinguj të caktuar sikur flisni.

Si ta nxisni zhvillimin e fëmijës

Përkrahni zhvillimin e bebes tuaj me aktivitetet që vijojnë: Bëni një lodër mobile dhe e lidhni mbi krevatin që ta shohë. Ledhatojeni beben, i flitni ndjeshëm dhe shfrytëzojeni emrin e saj, i lëshoni muzikë, i këndoni, mbajeni më shumë në dorë, le t’ju shohë në fytyrë derisa i flisni, e luhatni.

Shenja e zhvillimin te fëmijës

Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm dhe zhvillohen me shpejtësi të ndryshme, kështu që nëse fëmija juaj nuk i bën gjërat e lartëpërmendura, nuk do të thotë se është i sëmurë. Megjithatë nëse fëmija juaj dallohet shumë nga fëmijët tjerë, ose jeni të brengosur për zhvillimin e tij ose u duket se ngec kërkoni ndihmë nga profesionisti (pediatër). Shenjat që sugjerojnë që ndoshta vërtetë bëhet fjalë për pengësë në zhvillim janë:

1.Trupin e ka jozakonshëm të plogësht apo të shtangur

2.Dora apo këmba e njërës anë dallon në krahasim me anën tjetër në tonusin muskular.

3.Gishtat e dorës gjithmonë janë të mbledhura në grusht.

4.Deri në muajin e dytë – tretë nuk i sheh personat rreth vehtes.

5.Nuk bën gu-gu .

6.Thithja e gjirit është e kompromituar.

7.Periudha të gjata të të qarit dhe vështirësi të mëdha që të qetësohet.

8.Fëmija është jozakonshëm i urtë dhe i qetë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • iliana

    Nje foshnje e moshes 1-3muajshe,e cila ushqehet me ushqim artificial a ka nevoje qe ti jepet uje apo kamomil,sidomos ne ditet e nxehta..Ju lutem te me pergjigjeni,jam gjyshja e kesaj bebeje.

  • admin

    Ju përshëndes
    Znj.Iliana është e nevojshme t’i shtoni ujë dhe ndonjë çaj vetëm në ditët e nxehta të verës.

  • julia

    E rendesishme eshte te thuhet se nese nje nene ushqen me gji femijen e saj ajo duhet te jete e kujdesshme ne ushqimin qe merr po aq sa ishte edhe gjate shtatzanise pasi nepermjet qumeshtit te gjirit percillen tek bebi te gjitha vlerat ushqimore per mirerritjen e tij. Qumeshti i gjirit eshte nje ushqim i pazevendesueshem me ushqime te tjera qofshin origjinale apo artificiale. Ju uroj shendet!

  • anita

    pershendetjejam anita e kam bebejen 6 javeshe dhe e ushqej me gji,a asht nevoja me i jap uje ose qaj ndonjeher,kur duhet filluar me i jap.

  • admin

    Ju përshëndes Anita
    Nje bebe qe ushqehet me gji nuk ka nevoj as per uje as per qaj Znj.Anita

  • shqipe

    pershendetje
    jam nj nen qe kam femiun 3 muaj, vajz mirpo ajo ka lindur me hexadyktali ju lutem a mund te me tregoni se sa veshtir do te jete heqja e atij gishti pasi qe esht me asht dhe pse ka mundur te ndodh kjo, gjithashtu a mund te me jipni mendimin tuaj pse vjen dyaplazia? flm

  • arbri

    kam nje djale 40 ditesh.ne te gjitha drejtimet ,cdo gje na duket normale. vetem se,,testikujt i ka pak me te medha se sa duhet,ose ne krahasim me bebet e tjera.ne fillim mmenduam se do uleshin(zvogeloheshin_ ,por tani kemi filluar te merakosemi.si mendoni eshte normale ,apo eshte dicka qe duhet te shqetesohemi.

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress