Këshilla për prindërit e fëmijëve të vetëm

prinderit

prinderitKeni parasysh që standardet e sjelljes janë të ndryshme për fëmijë nga ato për të rritur, prandaj duhet ti zvogëloni pritjet tuaja.

Trajtoni fëmijën tuaj si fëmijë e jo si në i rritur dhe trimërojeni që të luaje, të bëjë budallallëqe dhe të ndërmarrë rreziqe. Lejojini fëmijës tuaj të bëjë gabime dhe të mos jetë i përkryer.

Limitoni lëvdatat tuaja për gjërat në të cilat fëmija juaj është shumë i mirë, sepse lëvdatat e tepërta fëmijës i japin ndjenjën e vlerësimit të tepruar. Mos e llastoni fëmijën tuaj të vetëm. Mundohuni ti baraspeshoni paranë, kohën dhe energjinë fëmijës tuaj të vetëm, në mënyrën e njejtë po qe se do ti kishit dy fëmijë.

Keni parasysh që pushimet verore dhe dimërore mund të jenë të amshueshme për fëmijët të cilët nuk kanë shokë për të lozur. Nuk do të ishte keq që ti ftoni edhe ndonjë shok/shoqe. Kafshët shtëpiake janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët e vetëm dhe mund të kenë një rol të rëndësishëm në përvetsimin e aftësive se si duhet të kujdeset për një qenie tjetër njeriu.

Komento