Home » Shëndetësi » Këshilla për të luftuar sëmundjet reumatike

Këshilla për të luftuar sëmundjet reumatike

Bimët dhe kurat për të trajtuar të gjitha format e sëmundjeve reumatike

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër.

Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Artriti

Artriti reumatik është forma më e rëndë e sëmundjeve reumatike, që fillon me një inflamacion të artikulacioneve, vihet re që në mëngjes herët, me t’u zgjuar nga gjumi. Shfaqet me lëvizjen e vështirësuar të duarve, që mund të zgjasë edhe deri në një orë. Në këto raste është mirë të paraqiteni menjëherë te specialisti, i cili do t’ju këshillojë një sërë ekzaminimesh laboratorike për të vërtetuar praninë e faktorit reumatik në serumin e gjakut tuaj. Bëni kujdes! Vetëm analizat nuk mjaftojnë. Për konstatimin e diagnozës ka ende nevojë për një krahasim të shenjave klinike me përfundimet laboratorike nga mjeku specialist.

E njëjta këshillë vlen edhe për artrozën më të thjeshtë e deri te format e tjera reumatike. Analizat, edhe pse të nevojshme, nuk mund të jenë krejtësisht të sakta. Përkundrazi, është e nevojshme një vizitë te mjeku specialist, i cili do të bënte vlerësimin e tërë situatës klinike dhe të të dhënave laboratorike. Ky vlerësim nuk do të thotë vetëm një “lexim” i thjeshtë i radiografisë.

Mjekimi

Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.

Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat.

Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta”

-Klima. Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë.

-Uji. Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet.

-Pesha. Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë.

-Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.

-Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë.

-Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes.

-Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtrimeve është themelore. Duhen bërë vazhdimisht, por nuk duhet të kalohet masa. Not e gjimnastikë ; këto janë sportet që rekomandohen më së shumti. Por, për më të moshuarit janë më të përshtatshme shëtitjet e gjata.

–Qumështi. Rekomandohet konsumimi i një sasie të madhe qumështi. Kjo vlen për të gjithë personat që vuajnë nga osteoporoza (mungesa e kalciumit) duhet të pinë 4-5 gota qumësht në ditë.

-Dielli e ajri i pastër. Janë aleatët e tjerë për një formë të mirë fizike e për të gëzuar një shëndet sa më të mirë.

Çfarë duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjet e reumatizmit

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”.

Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike.

Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to.

Mjetet që ndihmojnë njerëzit që kanë probleme reumatike e vuajnë nga duart janë thika, çelës konservash, hapëse shisheje. Këto mjete lejojnë një hapje më të lehtë të tyre nga njerëzit që kanë probleme me duart. Ndërsa për ata që vuajnë nga “këmba e diabetit” ose ajo “reumatike” tani gjenden këpucë që përshtaten sipas këmbës. Ato kanë aftësinë të rishpërndajnë peshën e trupit mbi shputën e këmbës.

Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet
Reumatizma është sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhimbje, me të therura dhe me ënjtje. Reumatizma, e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet.

Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet.

Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
Këshillat

Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë, janë barishtet. Në farmacitë bimore ekzistojnë bimë të Perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierja e bimëve, që tregtohet, është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula officinalis, që ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të. Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter.

Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.

Keshillat e specialisteve per te prekurit nga reumatizma

Mjeket përpiqen që t’u pakësojnë dhembjet pacienteve të tyre si dhe të parandalojnë ndonjë paralizë të mundshme. Zakonisht, ata përdorin barna antimalcim si aspirina, ushtrime fizike dhe deri në operim të kyçeve të deformuara për rregullimin apo edhe zëvendësimin e tyre me kyçe artificiale plastike apo prej ndonjë lëndë tjetër.

Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri.

Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Gjithashtu dy vitamina janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut dhe ndihmojnë shumë në shmangien e problemeve reumatizmale, ato janë vitamina C dhe A.

Kurat popullore

1. Rëra, e në veçanti rëra e pastër, është tepër efikase për kurimin e reumatizmit. Këshilla numër një e specialistëve është që, të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Kura bwhet me ngrohjen e gjymtyreve madje edhe tw gjithw trupit duke u mbuluar me rere te nxehte, ne bregdet ose nw breg te lumit, dhe kjo vlen edhe per artritin reumatik. Kujdes!

Ata qe vuajne nga zemra dhe nga tensioni nuk u lejohet perdorimi i kesaj kure.
2. Vaji i farës së zezë nxehet dhe me të duhet të fërkohet vendi i dhembjes me forcë, sikur fërkon kockën dhe jo lëkurën. Para gjumit, pi një lugë të vogël prej vajit të farës së zezë të ëmbëlsuar me mjalt natyral.
3. Ushtrimet fizike, shëtitjet dhe lëvizjet janë të këshillueshme për të sëmurët me reumatizëm. Pas një studimi te kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave.

Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport.
4. Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm qelqi ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani.


Faqe 16

Pasojat e perdorimit te ilaçeve antireumatizëm
Ilaçet antireumatizmale dëmtojnw cipën e stomakut dhe bwjnw mw tw lehtë krijimin e ulcerës
Përdoruesit e ilaçeve anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave

Ilaçet e përdora për qetësimin e dhimbjeve, sidomos atyre reumatizmale të kyçeve rrisin më shumë riskun e shfaqjes së ulcerës dhe komplikacioneve tjera si hemorragji, perforacion dhe vdekje.

Prof.Dr.M.Enver Dolar, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag, thotë se dhimbjet e kyçeve janë ndër arsyet më të shpeshta të cilat na çojnë tek doktori. Për këtë arsye, ilaçet (qetësuese të dhimbjeve reumatizmale) non-steroid anti-inflamator që mundësojnë një përmirësim simptomatik bëjnë pjesë në grupin e ilaçeve të rekomanduara më shumë në recetat mjekësore.

Duke theksuar se në Amerikë shkruhen rreth 100 milionë receta, të cilat rekomandojnë ilaçet non-steroid anti-inflamatore dhe përdoren 40 miliardë tableta aspirine, pedagogu i degës së Gastroenterologjisë dhe sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Uludag pohon se në Amerikë ka më shumë se 14 milionë, ndërsa në botë 300 milionë të sëmurë që përdorin rregullisht ilaçet non-steroid anti-inflamatore. Ai deklaroi se tek përdoruesit e këtyre ilaçeve non-steroid anti–inflamator rritet risku i krijimit të ulcerës dhe komplikacioneve tjera.

Efektet

Tek 25 për qind e të sëmurëve që përdorin ilaçet non-steroid anti-inflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal.

Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dr.Dolar shprehet se në 10-15% të të sëmurëve që përdorin vazhdimisht ilaçe non-steroid anti-inflamator shfaqen ulcera gastro-duodenale. Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni.

Në analizat e bëra endoskopike është parë që përdoruesit e ilaçeve non-steroid anti-inflamator rrezikohen dy herë më shumë se të sëmurët me gastrit duodenal. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe non-steroid anti-inflamator brenda javës së fundit.

Shenjat

Duke theksuar se tek të moshuarit nuk shihen simptoma tipike të ulcerës, Prof.Dr.M.Enver Dolar, pohon se shenja e pare e 50% të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator është hemorragjia, ndërsa tek 60% e të sëmurëve që kalojnë një ulcerë kërcënuese për jetën vihet re një përdorim i ilaçeve non-steroid anti-inflamator.

Ilaçet non-steroid anti-inflamator rrisin dhe riskun e zhvillimit të ulcerës peptike. Dr.Dolar thotë se tek 30% e personave që i marrin rregullisht këto ilaçe shfaqet një ulcerë aktive, ndërsa përdorimi për një kohë të gjatë i steroideve rrit edhe më shumë riskun e ulcerës tek personat që kanë vuajtur edhe më parë nga ajo, por ky risk nuk lidhet shumë me ilaçet non-steroid anti-inflamator.

Ilaçet non-steroid anti-inflamator që shkrihen në ujë (aspirina) kanë efekte më të forta. Në shumicën e ilaçeve non-steroid anti-inflamator ka pak përbërje acidi të dobët i cili nuk mund të jonizohet në mjedisin acidik të stomakut. Përdorimi i shpeshtë i ilaçeve si aspirina, qetësuesit e dhimbjeve dhe veçanërisht ilaçet antireumatizmale dëmton cipën e stomakut dhe lehtëson krijimin e ulcerës.

Dr.Dolar gjithashtu thotë se: “Kur ilaçet non-steroid anti-inflamator përdoren në mënyrë sistematike, klinikisht mund të krijojnë ulcera shumë të thella. Prostaglandinët parandalojnë efektet anësore që mund të shkaktojnë ulcerë të ilaçeve non-steroid anti-inflamator. Mundësia e krijimit të ulcerës nga antikoret Prostaglandin është më e madhe se mundësia e parandalimit të ulcerave të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator prostaglandin analoge”.

Efektet akute të shkaktuara nga ilaçet non-steroid anti-inflamator janë erozione sipërfaqësore të mukozës dhe hemorragji. Dëmtimi vihet re menjëherë dhe brenda pesë ditëve përfshihet e gjithë mukoza. Nëse personi vazhdon të marrë këto ilaçe, atëherë duke hyrë në punë mekanizma e adaptimit gastritit mund të heqë dëmtimin e mukozës. Fenomeni i adaptimit realizohet me rritjen e shumimit të qelizave të mukozës dhe rregullimin e qarkullimit të gjakut. Nëse procesi i adaptimit nuk është i mjaftueshëm, klinikisht tek disa të sëmurë shfaqet ulcera.

Reumatizma nuk prek vetëm të moshuarit
Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor per ata që punojne.

Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit.

Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind.

Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje. /albania/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

18 Responses to " Këshilla për të luftuar sëmundjet reumatike "

  1. Noti says:

    Tung,jeni shum te fort.Kisha pas nje pyetje qe du me e marr pergjigjen ne qet e-mail qe e dergova.
    Ka vite qe ne anen e majt te gjoksit kam therrje,,dhimbje,sikur me vie rend ajo pjes dhe kjo dhimbje me shkon ne pupel te kembes dhe tek gishti i madh e prapa shpines,nuk di me therr,dhemb,sikur du me hek sikur me pengon me duket.Kam qen tek mjeku me ka then kinse kam ftofje te muskujve ose eshte stres,apo mos ushqyerja e mir,dhe pse gjitha nga keto nuk besoj qe jan,po ju qka me kishit prpozu. ? pres,,

  2. shpetim says:

    jam i semur kom dhimbje ne gjuj e teposhte kom dhimbje te forte e kom te hekne gjandren teroide por i kom bo te gjitha analizat por nuk kom kurrfar suksesi qka duhet me bo te lutem nje keshille

  3. arjani says:

    se pari ju pershendes perzemersisht

    nuk kam land vend pa shku neper mjek i bej analizat me dalin mir ultrazana me del mir edhe pse kam shum djeksim gjat derdhjes se urines po edhe pjesa e majt si para edhe mas do me than afer zemres edhe nersjetlla po edhe shpatula e kockes se shpines edhe gjyksi perpar me dhambin shum qe kur me rrokin dhimbet me duhet te shkoj menjeher per te marr nje inikcion se nuk muj me i duru ma humbin kontrolle me shtresoj deri ne pike e fundit ekg e kam ba per mi 10 here me del gjith mir po edhe kok dhimbje me japin te forta dome than vete ona e majt me dhem fort edhe ne mremje me nxerr gjumin gjdo 2 minuta kam perdorur dimetrin qetsus ne mbremje ka gjysme kokrre edhe kafetin per shkak se me fryhet edhe lukthi pre thartines se stresit ju lutem me ndimon se kam shum veshtersi ne jet time ju faliminderit me rrespekt arjani

  4. YLBERI says:

    PERSHENDETJE PER STAFIN E JUAJ DHE JU UROJ SUKSESE JAM NJE DJAL 35 VJEQAR DHE KAM NJE HALL QE 2 VITE PEJ REUMES POR MJEKET ME THOJN NUK ESHT REUMI KAM BA TE GJITHA ANALIZET SKAM REUM ME THOJN KURSE UNE KAM DHEMBJE TE MEDHA NE GJOKS KOHA PAS KOHE NE QAF DHE NE KRI MA SE SHUMTI SISOMOS NE ANEN E MAJT SKAM LAN MJEK PA E VIZITU ME THOJN SKE SEN JE FTOF KALON A U BAN 2 VITE QE SPO KALON SE DI BESOJ NE ZOT QE NJE DIOT DO TE GJENDET ILAQ SHERUES PO PRES EDHE NGA JU NJE PERGJEGJ JE NESE MUNDENI ME ME NDIMU FLM PER MIRKUPTIM E SHENDET NE JETEN TUAJ ME RESPEKT YLBERI.

  5. hadija says:

    kam dhimbje te durve sidomos te nyjev te gishtave te dores nuke di qa asht ne pyetje jam shum e pa fuqi para dy vitev kam ba ushtrime te ni fizioterapeut me ka than se i ke unazat e qafes te lujtne po pasi kam ba 12 ushtrime pa sukses e njejta gja ashte rezultatin ma ka dhan se kryen ushtrimet ne gjendje shum te mir pasi nuk asht ashtu sdi qa te bej ju falenderoj mer nje kshill

  6. fitimi says:

    pershendetje stafit:un kam roblem me dhimbje te trupit po thujase ne te gjitha anete jo dhimbje te vazhdushem por her pas her ngacmime therrje ne anen e majte te gjoksit edhe nganiher rrall edhe pjes te tjera te trupit kam problem edhe me shpin edhe me qaf e krejt kjo ndodh vetem gjate dimrit jo edhe veres.kam pas edhe dhimbje te kembeve por mu kan larguar nagse si mjet sherimi kam perdorur ne deti reren ….ju kisha lut per kshilla te muetutjeshem ju faliminderit

  7. baki says:

    kam dhimbje ne shpin i ka ba analizat por me dalin mir

  8. kadri .selmonaj says:

    une jam 16 vjeqar kam dhembje te gjokist ne anenen e majt nuk e di qka kam kisha pas deshir qe te me tregoni diqka per kete dhembje te gjoksit ama ne anen e majt e kam dhembejn em kap si shktrengim .

  9. mar 15 2012 18 30 says:

    une jam 35 vjeqare kam dhimje ne veshke po dhe krejt trupi po me ajet shum po me pengo pesha asni rrobat sme vyjn as kpucat kam ber analizat para ni viti mu ka largu kjo e ajne e trupit po tash prap e kam ket problem nga veshket kaq ju pershendes

  10. majlinda says:

    Pershendetje,
    Mami im vuan nga reumatizma, veshkat, tensioni, fatkeqesisht ajo i ka kembet e fryra nga gishtat e kembes deri siper gjurit. Ne kete rast cfare me sygjeroni me tej informacion qe ajo ka nevoje per kurimin e reumatizmes pavaresisht informancionet e larte i kam lexuar. Ju faleminderit

  11. majlinda says:

    Perseri kisha edhe dicka tjeter ajo vuan edhe nga azotomia e veshkave cfare mundeni te me sygjeroni ne kete rast po ashtu e paralizuar (reumatizma)

  12. alejna says:

    se pari ju pershendes,kam problem me shpinen dhe ana e djatht me eshte anjtur nuk muj mu drejtu krejt trupi me eshte shtremuar,mjeku me ka thene se e kam Artrozen,kam mar nje injeksion ne shpind dhe jam duke bere terapia por nuk jam mir,ju lutem qka te bej me tregoni se jam e re i kam tre femije te vogel jan

  13. feride says:

    kam dhimbje beli kam qen te mjeku ku me ka then se nji unaz tu ka shtramu kurse tjetri mjek me thot se ke reum ne unaza
    ma nuk po perdori asgje kam ber analizat ku me kan dal mir te gjitha fotografimin te cilin e kum ber u dal reum ne unaza
    te lutem me kshillo qka te perdori , kosmodiskun e perdori por kot pres pergjigjeje ju pershendes

  14. deshire says:

    kam dhimbje ne anen e majt te gjoksit me vjen sikur kjo pjes me vjen shume rand shpesh me veshtiresohet edhe frymarja edhe kam disa therje kohe pas kohe kam dhimbje edhe ne nyjet e dores ne kamben e djathte jam edhe shume nervoze nuk perdori asgje prej barnave ju lutem per keshill dhe pres pergjigjje prej jush ju pershendes.

  15. FERIDE says:

    Kam dhimbje te boshtit kurrizor e sidomos te belit ma shum kam ber disa vizita mjeksore dhe fotografime ku me esht then se vuaj nga reuma te lutem me ndihmo pres pergjigjeje

  16. Toni says:

    Kam te njejtat simtoma si Noti (komentuesi i pare), çfar përgjigje keni për mua.

  17. Alisa says:

    Pershendetje problemi im eshte se kam dhimbje te vazhdushme kah ana e majte deri te zemra dhe nen sqetull.Krahet shumicen e kohes me rrin si te ftoht ..Ju lutem me tregoni cka mund te jete

  18. djellza says:

    ju pershendes ju kisha lut me ma dhan nj kshill per reum qka duhet te bej kam pas dhembje para 5 vite n shpin kam qen te mjeku m ka dhen inikcione vetem nj inikci e kam mar mu ka ndal dhimbja por mu ka shfaq dhimbja n duat edhe nj kemb m dhemb kur qohem n mengjez m ajen durt edhe kembet por edhe nj t therrme e kam prej kembes e deri n gjoksin e anes te majt ju faliminderit ju pres n pergjigje

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress