Këshilla për vetulla të përkryera

Këshilla për vetulla të përkryera

Këshilla për vetulla të përkryeraNëse dëshironi që vetullat tuaja të jenë të përkryera në secilin moment, përveçqë për çdo ditë duhet t’i rregulloni dhe të kujdeseni për formën, trashësinë dhe ngjyrën e tyre, duhet t’i dini edhe disa rregulla, pohojnë ekspertët.

– Më e rëndësishmja është që vetullat t’i shkulni gjithmonë në dritë të ditës.,raporton Gazeta Kosova Sot

Këtë në mënyrën më precize do ta bëni me piskatore dhe shmangeni dyllin, sepse e tërheq lëkurën rreth syve dhe nuk është preciz.

– Mos i lyeni me losion, krem ose pudër, sepse kjo parandalon rritjen ose shkakton rënien.

– Shmangini pasqyrat zmadhuese derisa e përdorni piskatoren, në mënyrë që të mos shkulni më shumë qime sesa që dëshironi. – Nëse ju duhet që t’i preni ato, së pari i krihni përpjetë dhe i preni qimet që dalin jashtë.

– Lapsi me një nuancë më të errët sesa ngjyra natyrale e vetullave do ta theksojë ngjyrën e syve tuaj.

Komento