Tërheqja seksuale
Tërheqja seksuale është ndjenjë që te njerëzit nxit dëshirën për kontakt seksual me një person të caktuar.
Tërheqja romantike
Tërheqja romantike është ndjenjë që te njerëzit nxit dëshirën për lidhje romantike me ndonjë person të caktuar.
Tërheqja sipërfaqësore
Tërheqja sipërfaqësore është ndjenjë që nxit dëshirën për një lloj të caktuar të një lidhjeje romantike. Kjo dëshirë mund të jetë e përkohshme dhe përfundimi i saj me një lidhje afatgjatë ka gjasa të paketa.
Lidhja platonike
Lidhje platonike kanë ata të cilët ndjenjë një lidhje të thellë dhe pëlqim reciprok. Çmojnë dhe adhurojnë njëri-tjetrin, por pa dëshirën për t’u bërë çift romantik ose të kenë një lidhje seksuale.
Tërheqja sensuale
Dëshira që të bëni gjëra sensuale (por jo edhe seksuale) me njerëz të caktuar, veçanërisht ka të bëjë me një afërsi fizike, siç është përqafimi.
Tërheqja estetike
Tërheqja ndaj njerëzve të tjerë, e cila nuk është e lidhur me dëshirën që të bëni ndonjë gjë me ta, qoftë në aspektin seksual apo atë romantik. Thjesht ju bëhet qejfi kur e shihni.



