Home » Këshilla Seksuale » Dashuria heq dhimbjet fizike

Dashuria heq dhimbjet fizike

Vizionit të dashurisë si një forcë lëvizëse ndaj gjërave, sipas studimit të fundit të studiuesve amerikanë në universitetin e Stanfordit, i shtohet edhe ai i konceptit si një ndjenjë që kapërcen edhe dhimbjet fizike.

Sipas tyre, frymëzimi intensiv dhe plot pasion që jep dashuria, ka efekte të habitshme analgjezike (shëruese, lehtësuese ndaj dhimbjes) të krahasueshme me atë të drogës ad hoc, por edhe në atë të drogave të tilla si kokaina.

“Kur njerëzit janë në këtë fazë të dashurisë pasionante që djeg çdo gjë, ata përjetojnë ndryshime të rëndësishme humori që ndikojnë në përvojën e tyre të dhimbjes,” shpjegon Sean Mackey, profesor i anestezisë dhe autor i studimit botuar në “PLoS ONE”.

Sipas tij, ai është marrë pikërisht me studimin e shpërblimit aktiv në tru të një lënde që përfshin dopaminën, një primar neuro-transmetues, e cila ndikon në disponimin dhe motivimin e njerëzve.

Pavarësisht nga këto arritje, shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të thonë nëse njerëzit me dhimbje kronike, i harrojnë ato nëse përjetojnë një dashuri plot pasion.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:

Komentoni

© 2013 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress