Këshilla si të mos sëmureni në këtë kohë

Këshilla si të mos sëmureni në këtë kohë

Në mëngjes kohë me diell, në mbrëmje me shi… Në mëngjes lodos dhe në mbrëmje stuhi… Koha, herë nxehet e herë ftohet. Ndërkohë që temperaturat të cilat ndryshojnë brenda ditës ndikojnë në shëndetin tonë.

Temperaturat në vend, të cilat ulen e ngrihen rrezikojnë seriozisht shëndetin e njerëzve. Duhet të analizojmë pak dhe prishjen e sistemit të adaptimit të njeriut në ndryshimet e papritura të kohës.

Rruga e vetme për të ruajtur shëndetin është të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme, dhe një stil i qëndrueshëm jetese.Filloni ditën me një lëng të freskët frutash. Ushqimi që duhet të konsumoni duhet të jetë sa më natyral. Ajo që ju këshillojmë janë ushqimet e pasura me vitaminën C. Ditën mund ta filloni me lëngun e freskët të frutave jeshile dhe të verdha.

Nëse keni dhimbje fyti apo kolliteni, hidhni dhe pak mjaltë në lëngun tuaj.Në vendin ku punoni mund të përdorni çaj bimor. Ata që pjesën më të madhe të ditës e kalojmë në zyrë, për të qenë sa më produktiv në punë, këshillohet të marrin nga shtëpia një termus ku të fusin  xhenxhefil, kamomil, çaj mali dhe trëndafil të egër.

Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të konsumoni lëngje por do të ruani dhe shëndetin .  Pekmezi dhe mjalti janë shumë të dobishëm. Sidomos për veçoritë antioksiduese  dhe për mbrojtjen e sistemit imunitar.Flini të paktën 7-8 orë në ditë. Nëse doni të ngriheni të çlodhur, duhet të bëni një gjumë të rregullt.

Mos harroni që trupi çlodhet dhe mbledh energji gjatë fjetjes. Dushi i mbrëmjes ju ndihmon të bëni një gjumë të rehatshëm, ndërsa dushi i mëngjesit ju përgatit për ditën. Edhe veçoritë e ambientit ku flini kanë shumë rëndësi. Ambientet shumë të nxehta, të ftohta, me lagështirë, të pa ajrosura, prishin gjumin tuaj dhe dobësojnë sistemin imunitar.

Ajroseni dhomën tuaj çdo ditë, të paktën një orë.Në ndryshimet e menjëhershme të kohës merrni një doze plus vitaminë C. Vitaminat C dhe B duhet të merren medoemos në stinën e dimrit.Uji është një mburojë për trupin tuaj. Forca e sistemit imunitar është e lidhur me funksionimin e rregullt të gojës dhe hundës, rrugëve të hyrjes. Pastrimi dhe funksionimi i mire i qelizave të vogla mbrojtëse që ndodhen në këta rrugë është i lidhur me konsumimin e bollshëm të ujit. Është e rëndësishme të konsumohen 2-3 litra ujë në ditë.

Pse është i rrezikshëm ndryshimi i kohës?

Për të pasur një jetë normale trupi i njeriut ka një temperature të caktuar . Kjo temperaturë është 36,5-37 gradë. Ndryshimi i kushteve klimaterike, si: era, presioni atmosferik, nxehtësia, etj., e gjen të papërgatitur mekanizmin e rregullimit të nxehtësisë së trupit dhe bëhet shkak i sëmundjeve. Meqë edhe sistemi imunitar punon bashkë me këta mekanizma, fuqia e trupit dobësohet. Këto periudha të ndryshimeve të menjëhershme vihen re sidomos në ndërrimet e stinëve.

Mos u vishni trashë
Gjatë dimrit duhet të veshim veshje me ngjyrë të errët, të cilat lejojnë qarkullimin e gjakut. Në vendet e ftohta është shumë i rëndësishëm përdorimi i kapuçave, dorezave, shallit, për të mbrojtur pjesët e jashtme.
Gjithashtu, duhet të përdorim të brendshme të cilat nuk të djersitin, dhe që ajrosen lehtë. Duhet të zgjidhni veshje të ndryshme në mënyrë që të visheni sipas temperaturës. Veshjet shumë të ngushta  apo të bollshme, nxjerrin probleme në ruajtjen e nxehtësisë së trupit.

One Comment

  1. keshilla per njeriun esht si timoni per veturen ju jepni keshilla very nice

Komento