Home » Këshilla të ndryshme » A ju mundojnë ngërçet në muskuj?

A ju mundojnë ngërçet në muskuj?

Nëse gjatë dhe pas ushtrimeve, apo edhe gjatë natës ndjeni ngërçe dhe dhimbje në muskuj, kjo është shenjë se ju mungojnë magnezi dhe kaliumi.

Por, në vend se menjëherë të filloni me preparate të konsumoni mungesën e këtyre mineraleve, provoni që një gjë të tillë ta bëni me një ushqim të shëndoshë.

- Në mëngjes, pas kafjallit, para se të shkoni në palestër, konsumoni një koktej lëngu me perime, të pasur me magnez, kalium, vitamina “B”, që do të ushqejnë muskujt tuaj. Përzieni një banane, 2 dl qumësht, 2 lugë badem të bluar, 2 lugë embrione gruri dhe 3 fiq të thatë.

- Frutat e thata dhe arrat janë kombinim i shkëlqyeshëm për konsumin e magnezit dhe kaliumit në organizëm. Prandaj, për zamër konsumoni 4-5 rrush të thatë apo kajsi dhe badem, lajthi apo arra.

- Dhjetë ditë në muaj, për çdo orë konsumoni nga një orë ujë mineral të pasur me magnez dhe kalium.

- Sa më shpesh konsumoni perime me gjethe të gjelbër, më së miri në sallatë. Janë të pasur me kalium dhe nxit vendosjen e baraspeshës të acideve bazë në organizëm dhe në këtë mënyrë parandalon shfaqjen e infeksioneve në muskuj pas ushtrimeve intensive.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress