Stresi, vapa dhe situata të tjera të lodhshme, papritur mund të shkaktojnë tek ju dhimbje koke.
Shpesh herë mundohemi ta kalojmë pa përdorur asnjë ilaç qetësues, por me kalimin e kohës dhimbja e kokës sa vjen e shtohet më shumë.
Sipas një studimi të fundit ka një mënyrë më të thjeshtë dhe “natyrale”, për të pushuar dhimbjen e kokës, që është pirja e një gote me ujë, raporton noa.
Shkencëtarët e universitetit të Maastricht, theksojnë se dhimbja e kokës është aq e lehtë sikur të pish një gotë ujë.
Ndërsa shtojnë se njeriu gjatë ditës duhet të pijë të paktën 7 gota uji për të eliminuar dhimbjet e kokës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së tij.
Studimi është kryer me 100 vullnetarë, të cilët vuanin shpesh nga dhimbja e kokës.
Ata janë informuar të ndjekin disa këshilla për mënyrën e eliminimit të stresit dhe gjithashtu pirjen e 1.5 litrave ujë në ditë.
Ky studim ka zgjatur për tre muaj me radhë, dhe në fund testi i atyre personave që kishin mirë ujë sipas këshillave rezultoi më i përparuar sesa i personave të tjerë.



