Home » Këshilla të ndryshme » Dieta për humbje në peshë, e cila njëkohësisht ngadalëson plakjen

Dieta për humbje në peshë, e cila njëkohësisht ngadalëson plakjen

Këtë dietë e ka menduar dermatologu Nikolas Perrikone. Dieta edhe quhet dieta e Perrikonit, e cila ndryshe njihet si dieta për humbje në peshë dhe dieta që zvogëlon plakjen dhe shfaqjen e rrudhave.

Programi bazë

Programi i Perrikonit përfshin tre hapa: dietën, mënyrën e ushqimit dhe kujdesin ndaj lëkurës. Thekson konsumimin e mishit të peshkut, në veçanti skumbrit dhe artikujve të tjerë të pasur me antioksidues. Komponentët bazë janë ushqime të pasura me omega-3 dhe me proteina.

Dominon mishi i peshkut, sidomos skumbri nga Alaska të cilin Perrikone e propozon së paku pesë herë në javë. Pos mishit të peshkut, sugjerohet konsumimi edhe i arrave, perimet me gjethe të gjelbër, bizelja, të bardhët e vezës, qumësht pa yndyrë dhe djathë, vaj ulliri, mollë kivi, pjepër, domate, nektarina, pjeshka, dardhë, domate dhe jogurt. Duhet shmangur bukën, makaronat, orizin, sheqerin, kafenë, picat, mishin e kuq, gjalpin, margarinën, bananet, shalqirin, karotat, misrin, patatet dhe pijet alkoolike. Kjo dietë bazohet në pesë shujta ditore, kafjall, drekë, darkë dhe dy mes-shujta.

Menyja:

Kafjalli:

Skumbri të tymosur dhe boronica dhe me pak badem. Mund të konsumoni çaj të gjelbër apo ujë.

Dreka:

Gjeldeti pa yndyrë e të pjekur, sallatë të gjelbër, domate dhe pak bizele të fërguara.

Zamra:

Gjoks pule, 4 lajthi dhe pak sallatë.

Darka:

100 deri 150 g skumbri të pjekur, sallatë të gjelbër me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Zamra:

1 vezë të fërguar, pak sallatë me selino, 3 speca të kuq të freskët dhe 3 ullinj.

Si pije gjitonë çaj të gjelbër apo ujë.

Krahas dietës, sugjerohen edhe shtesa të ndryshme për rigjallërimin e lëkurës, flokut dhe forcimin e sistemit imun.

Ndikimi i dietës në dietë

Në librin “Perricone Promise” ai flet se pas 28 ditëve të aplikimit të dietës personat që u janë përmbajtur planit do të ndihen dhe do të duken më të ri. Kjo dietë po ashtu ndikon në zvogëlimin e sëmundjeve të ndryshme, si ato të zemrës dhe diabetin.

Qasja në artikuj dhe shpenzimet

Njëra nga mangësitë e dietës është se kremrat dhe ushqimi janë paksa të shtrenjtë. Sugjerohen shtesa multivitamine, kryesisht vitamina të kompleksit B, por edhe mish peshku. Dieta sidomos do t’ju pëlqejë atyre që pëlqejnë mishin e peshkut dhe atyre që janë të interesuar të duken më të rinj, por nuk munden ta aplikojnë personat me probleme gastroenterologjike dhe ata me alergji.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress