Home » Këshilla të ndryshme » Epilepsia, semundja e tokes, ja si mund te kurohet

Epilepsia, semundja e tokes, ja si mund te kurohet

Fjala “Epilepsi” vjen nga greqishtja e vjetër: ἐπίληψις, epílēpsis – shpërthim, sulm; nga latinishtja “epilepsia” si dhe nga greqishtja e sotme ἐπίληπτος, epílēptos – sulmoj, kap.

Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike (sulme me ngërçe), të cilat shkaktohen pa asnjë arsye të parashikueshme.

Një sulm epileptik shkaktohet si pasojë e shkarkimeve sinkrone paraksizmale (në formë të sulmeve) të qelizave nervore të trurit, gjë që dërgon tek sjelljet apo gjendjet shpirtërore stereoptike. [Wikipedia].
Me fjalë të tjera, epilepsia është: mbingarkesë e një aktiviteti elektrik që zhvillohet periodikisht në tru dhe shkakton humbje ndjenjash dhe lëvizje të pakontrolluara.

Shkaqet e epilepsisë
Ekzistojnë dy shkaqe kryesore nga të cilat shkaktohet epilepsia:
1. Shpirtrat e këqinj tokësor (xhinet)
2. Çrregullimet fiziologjike të sistemit nervor
Shkakun e parë të epilepsisë,  mjekët materialistë ateistë e mohojnë dhe flasin vetëm për epilepsitë e shkaktuara nga çrregullime fiziologjike, megjithëse në shumicën e rasteve dështojnë si në gjetjen e shkaqeve ashtu edhe në kurimin e sëmundjes, dhe nëse munden të arrijnë në ndonjë kurim nga i cili duket se i sëmuri është shëruar, shërimi nuk është i plotë, madje goditjet epileptike mund të kthehen përsëri, dhe tek i sëmuri shkaktohen shumë efekte anësore. Kjo për shkak se ata i kurojnë të gjitha rastet epileptike sikur të ishin për shkak të çrregullimeve fiziologjike, ndërsa realieti e kundërshton këtë.

Epilepsia e shkaktuar nga shpirtrat e këqinj
Ky lloj i epilepsisë kurohet me dy gjëra kryesore: e para i kthehet të sëmurit, ndërsa e dyta mjekut kurues.
I sëmuri duhet të pajiset me  forcë shpirtërore, me vullnet të fortë, dhe t’i drejtohet sinqerisht Krijuesit të këtyre shpirtrave me lutje dhe me kërkim të mbrojtjes prej tyre dhe të largimit të tyre, me çfarë t’i vijë në gojë e në zemër, sepse kjo është një lloj lufte, dhe që të fitosh në luftë duhet të kesh dy gjëra: armë të mirë e të saktë dhe krah të fortë për të luftuar. Nëse mungon njëra nga këto dyja, tjetra nuk bën dobi, e si do të ishte nëse këto mungojnë që të dyja, nëse zemra është e prishur dhe nuk e njeh Zotin e saj, nuk i mbështetet Atij, nuk i drejtohet Atij dhe nuk ka devotshmëri ndaj Tij, dhe as armë nuk zotëron, si do të arrijë të shpëtojë e të fitojë?
Po kështu edhe mjeku kurues duhet të pajiset me këto dyja: armë të fortë dhe besim e mbështetje të fortë tek Allahu. Mjeku në këtë rast është një besimtar i mirë që i lexon të sëmurit nga Kurani dhe urdhëron shpirtrat e këqinj që të dalin nga ai. Kjo është diçka e provuar dhe më se e pranuar tek besimtarët, dhe rezultatet e saj kanë qenë pozitive kur Allahu ka dashur ta sjellë në vete të sëmurin dhe ka dhënë sukses në plotësimin e kushteve tek i sëmuri dhe mjeku. Ka pasur shumë raste kur shpirtrat e këqinj dilnin nga i sëmuri vetëm duke i thënë mjeku besimtar “dilni nga ai”, ose “bismilah”, ose “La haule ue la kuvete il-la bilah”. Vetë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thoshte: “Dil, armik i Allahut, se unë jam i Dërguari i Allahut!”
Këshillohet që i sëmuri dhe ai që kuron të lexojë sa më shpesh suren el Fatiha, ajetin Kursij, dy ajetet e fundit të sures Bekare, dy suret e fundit të Kuranit, etj.

Epilepsia e shkaktuar nga çrregullimet fiziologjike të sistemit nervor
Kjo epilepsi është në disa grada sipas sulmeve epileptike që i ndodhin të sëmurit, dhe ajo mund të jetë e madhe dhe e rëndë, ose e lehtë, ose shpirtërore me lëvizje të pakontrolluara nga i sëmuri. Sulmet epileptike mund të ndodhin në çdo orë të natës apo të ditës pa ndonjë shkak të qartë, megjithëse lodhja dhe mundimi sentimental mund të shtojë përqindjen e këtyre sulmeve.
Sulmi apo kriza e parë epileptike ndodh zakonisht në moshën e fëmijërisë dhe disa të prekurve u shkaktohet dëmtim i trurit për shkak të infeksionit, sulmit, ose tumorit që mund të kenë pasur.

Simptomat
Humbje të ndienjave për pak çaste ose të zgjatura, lëvizje me ngërçe të pakontrolluara. Në rastet e sulmeve të vogla, i sëmuri qëndron në këmbë ose ulur dhe vetëm sa humb mendjen për disa çaste, ndërsa në sulmet e zgjatura, i sëmurri rrëzohet në tokë, humb mendjen, zakonisht i del shkumë nga goja, i ikën gjuha, i dridhen gjymtyrët, madje mund të dëmtojë veten gjatë krizës, por falë Zotit, zakonisht të sëmurët me epilepsi ndienjë një paralajmërim dhe ndiesi të afrimit të krizës, me dëgjimin një zë si i ziles në vesh, ose me shfaqjen e disa pullave para syve, ose mpirje të gishtave. Ky paralajmërim i jep kohë të sëmurit që të shtrihet dhe të largohet nga mjetet e forta për të eliminuar rrëzimin.
Kurat kimike dhe popullore për të sëmurët me epilepsi
Ekzistojnë disa ilaçe shumë efektive për largimin e plotë të krizave epileptike ose të pakësimit të tyre në minimum. Bëhet fjala për ilaçe kimike të quajtura “antispazmatikë”, siç është Phenobarbital, Phenytoin, Primidon, etj; ilaçe të cilat nuk duhet të merren veçse me autorizimin e mjekut specialist.
Në raste të veçanta mund të përdoren dieta të posaçme për të ndihmuar shërimin e plotë dhe në raste shumë të rralla mund të jetë ndërhyrja kirurgjikale zgjidhja më e mirë.
Ekzistojnë gjithashtu një numër bimësh mjekësore që kurojnë epilepsinë dhe ato konsiderohen shumë të mira dhe efektive për këtë qëllim, nga të cilat përmendim më të rëndësishmet e tyre:

Lulet e portokallit: kanë efekt të ndieshëm në çrregullimet fiziologjike dhe luftojnë ngërçet. Aroma e portokallit futet në përbërjet farmaceutike që përdoren për sëmundjet e sistemit nervor. (Për recetën e përdorimit të këtyre luleve na shkruani në kontakt). [Merr një sasi lulesh portokalli të freskëta dhe i shtrydh për t’i marrë lëngun, pastaj nga ky lëng pi një logë të madhe tre herë në ditë.]

- Common Rue, Herb-of-grace (Ruta graveolens): bimë barishtore jetëgjatë, vendi origjinal i të cilës është Ballkani, Italia, Franca jugore. Aktualisht kultivohet në të gjitha vendet e botës.  Kjo bimë ka përdorim të gjerë në kurimin e krizave epileptike. Ajo ka një aromë të fortë për shkak se gjethet e saj, të cilat janë edhe pjesa që përdoret për ilaç, merren të freskëta, sepse është gjithnjë e gjelbër, dhe mund të përdoret në çdo stinë të vitit. Kjo bimë kuron epilepsinë dhe sëmundjet e ndryshme mendore, sido që të përdoret. Përdoret dhe ka efekt për shumë sëmundje të tjera, si verdhëza, sëmundja e shpretkës, sëmundjet e mitrës, dhembjet e kokës, dhembjet e shpinës dhe kyçeve, përdhesin, helmimet, dhe largon xhinët me lejen e Allahut. Dëmi i kësaj bime është se ajo dëmton shtatzaninë dhe e parandalon atë. Nuk lejohet të përdoret më shumë se dy javë rresht dhe duhet pasur kujdes që të mos shtohen përmasat e kurës, sepse kjo do të shkaktonte vjellje, dëmtim mëlçie, çrregullim gjumi, marrje mendësh, rënie të fikësh.

- Qepa: forcon sistemin e tretjes, pastron zorrët, qetëson sistemin nervor dhe bën dobi në rastet e spazmatizmit të arterieve. I sëmuri epileptik duhet të konsumojë dy kokrra qepë mesatare në dite, një në mëngjes dhe një në mbrëmje.

- Vaji i lajthisë: Një lugë të vogël me ngrënien e mëngjesit dhe një tjetër me darkën.

Manushaqa: ndihmon në qetësimin e nervave. [Një lugë e madhe nga lulet e manushaqes së bluar, hidhet në një gotë ujë të zierë, dhe lihet 10 min, pastaj kullohet dhe pihet dy herë në ditë.]

- Murriza (Hawthorn): përdoret për kurimin e epilepsisë, çrregullimet e zemrës, qarkullimin e gjakut. Ajo konsiderohet nga mjekët popullorë si “ushqimi i zemrës”.  [Një lugë e vogël nga lulet e murrizës hidhet në një gotë ujë të zierë, dhe lihet 10 min, pastaj pihet dy herë në ditë pas buke, për 30 ditë me rradhë.]

- Karafili: përdoret si ilaç parandalues i krizave epileptike. [Gjysëm luge e vogël nga karafili i bluar përziehet me pak sheqer dhe gëlltitet menjëherë, një herë në ditë.]

- Prasi (preshi): konsiderohet antispazmatik.  Ha çdo ditë prej tij të paktën një pras.

- Kamfuri: Lëndë e bardhë, e kristaltë, me erë të fortë, që nxirret nga një lloj druri i Lindjes së Largët me fletë si dafina dhe që përdoret sidomos në mjekësi si nxitës i sistemit nervor e i frymëmarrjes, për fërkim etj.

Ndihma e shpejtë për krizat epileptike
1. Largo nga i sëmuri gjithçka me të cilën mund të dëmtojë veten.
2. Vendos diçka në gojën e të sëmurit, si p.sh. një copë dru ose një copë rrobe të palosur e të madhe që të mos e përcjellë.
3. Zbërthe dhe zgjidh çdo lloj pulle apo rripi që gjendet rreth fytit, gjoksit dhe barkut të tij, me qëllim që të marrë frymë më lirshëm.
4. Fshija jargët dhe shkumën që të mos i shkojë në kanalet e frymëmarrjes dhe t’i vështirësojnë frymëmarrjen.
5. Lërë të flejë dhe mos lejo askënd që ta zgjojë.
6. Të afërmit e tij nuk duhet të mungojnë për asnjë çast, të mos e lënë vetëm.
7. Mos ia hap gojën me forcë por prit sa ta lirojë vetë atë.
8. Mos i fut duart apo gishtat në gojën e tij, që të mos i kafshojë.
9. Mos fut asnjë lloj lëngu në gojën e tij dhe as mos e lëviz atë gjatë krizës epileptike.

Këto ishin kurat e këshilluara për të sëmurin me epilepsi, por shërimi është në dorë të Allahut dhe ilaçet nuk bëjnë efekt veçse me lejen e Tij, prandaj, siç e thamë edhe më sipër, i sëmuri duhet të pajiset me vullnet të fortë dhe mbështetje të fortë e të vërtetë tek Allahu i Madhëruar, në mënyrë që Allahu ta shërojë atë me shërim të plotë, pas të cilit nuk mbet më asnjë sëmundje!
Nuk ka ndonjë ndalim nga përodrimi i të dyja kurave së bashku, asaj kimike dhe asaj me bimë mjekësore, megjithëse këto të dytat janë më të pashme dhe pa efekte anësore. Po kështu, kura me lexim Kurani dhe lutje të posaçme pejgamberike vlen për të dyja llojet e epilepsisë: asaj që shkaktohet nga shpirtrat e këqinj dhe asaj që shkaktohet nga çrregullime fiziologjike! E, suksesi është vetëm në dorë të Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kiametit!

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • ervin

    te perulem o alla beje kete gje

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress