Jemi në sezonin e bostanit dhe pjeprit, prandaj është koha adekuate që ta provoni këtë dietë, e cila është e thjeshtë dhe efikase.
Këtë dietë e ka shpikur nutricionistja e njohur amerikane, Kejti Smit, e cila në këtë mënyrë u ka ndihmuar shumë njerëzve që të kenë një peshë ideale.
Pra, nëse edhe ju doni që të keni një peshë të cilën deri tani vetëm e keni ëndërruar, atëherë përmbajuni kësaj diete dhe jemi të sigurt se rezultatet nuk do të mungojnë.
Si funksionon
- Dieta zgjat dy javë. Nëse doni, mund ta përsëritni pas një pauze dyjavore.
- Nuk duhet të konsumoni ëmbëlsira, bukë të bardhë, djathëra me yndyrë. Përparësi duhet t’u jepni këtyre ushqimeve: mishit të pulës, peshqve, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.
- Nga yndyrat lejohet konsumimi i vajit të ullirit, e nga mëlmesat lejohet kripa, biberi dhe vajrat e ndryshme aromatike.
- Çdo mëngjes, menjëherë pasi që të zgjoheni, pini një gotë uji me lëngun e gjysmë limoni.
Dita e parë
Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë, gjysmë virshlleje;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: supë perimesh, 150 g mish pule të pjekur në skarë, sallatë të gjelbër me një lugë vaj ulliri;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: 80 g peshk tun, një grishë buke të zezë, një spec të freskët.
Dita e dytë
Kafjalli: një filxhan kafe, një grishë buke të zezë, 30 g ‘parizer’ të pulës;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: një pjatë supë të kthjelltë pule, 150 g peshk, 100 g sallatë patatesh, sallatë me domate, të cilës i shtoni një lugë vaj ulliri;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: çorbë perimesh, një grishë buke të zezë.
Dita e tretë
Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë të lyer me pashtetë pule;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: një pjatë supë lope, 200 g shpageta ‘bolonjeze’, sallatë të gjelbër;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: 150 g rizoto me perime.
Dita e katërt
Kafjalli: një gotë çaj, një grishë buke të zezë, një lugë të vogël gjalpë, një lugë të vogël mjaltë;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: një pjatë çorbe me spinaq, 200 g mish qengji me perime, sallatë sipas dëshirës;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë:
Darka: sallatë me 100 g mish pule, 50 g patate të ziera dhe 50 g lulelakër të cilës i keni shtuar një lugë vaj ulliri.
Dita e pestë
Kafjalli: një gotë limonadë pa sheqer, një grishë buke të zezë, një virshlle, pak mustardë;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: 150 g mish të pjekur pule, 100 g borani të ziera, një grishë buke të zezë;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: sallatë greke.
Dita e gjashtë
Kafjalli: një filxhan kafe të bardhë, një grishë buke të zezë, 50 g salla, pule;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: një pjatë supe të lopës, 200 g mish qengji me perime, sallatë sipas dëshirës;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: 100 g jogurt.
Dita e shtatë
Kafjalli: një gotë jogurt me pak yndyrë, një grishë buke të zezë, 50 g djathë të ri, një grishë pjepri apo bostani;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Dreka: 200 g lakër me mish qengji, një grishë buke të zezë;
Zamra: 100 g pjepër apo bostan të ftohtë;
Darka: dy virshlle, mustardë, sallatë të gjelbër.



