Home » Këshilla të ndryshme » Këshilla të lehta për ta tejkaluar ngecjen gjatë dietës

Këshilla të lehta për ta tejkaluar ngecjen gjatë dietës

Bashkë me dietën shfaqen edhe ngecjet në humbjen në peshë. Të gjitha gjërat që kanë dhënë rezultate në humbjen në peshë, tashmë nuk funksionojnë, prandaj javë pas jave peshorja nuk ndryshon shifrat. Hapi i parë për ta tejkaluar këtë ngecje ndoshta ju sjell pak kënaqësi.

Konsumoni më shumë

Zgjidhni një ditë në javë si ditë për tretje kur mund të konsumoni gjithçka. Kjo do të mund t’jua lehtësojë gjërat dhe të ruheni për “ditën për tretje”. Po ashtu, do t’ju ndihmojë që më me vullnet ti qaseni regjimit tuaj të ushqimit, kjo sepse tashmë e keni një ditë kur mund të konsumoni atë që jua ka ëndja.

Ushtroni më shumë dhe në mënyrë më intensive

Nëse deri më tani keni shëtitur, ndoshta ka ardhur koha që të filloni të vraponi apo të shkoni në palestër dhe të filloni me ngritjen e peshave më të rënda. Nëse në rastin tuaj kjo nuk është e mundur, ecni më gjatë si dhe përgjatë kohës sa shëtisni merrni disa pesha me vete. Provoni që të merreni edhe me ndonjë aktivitet shtesë, madje qoftë ai kur makinën do ta parkoni më larg për të ecur apo ngjitja shkallë në vend se ta përdorni ashensorin.

Mbani ditar

Kjo mënyrë e përkohshme do t’ju ndihmojë që të shihni shujtat negative, apo ato pozitive, të cilat shfaqen në menynë tuaj.

Besoni në sukses

Në vend se të ndiheni humbës dhe t’ia mundësoni që ajo ndjenjë e dështimit t’ju shkatërrojë emocionalisht, paramendojeni veten tuaj se qëllimin tuaj e keni arritur.

Kujdes me sasinë e ushqimit

Provoni që ju vetë ta shërbeni ushqimin për veten tuaj dhe që gjithmonë të mos e konsumoni gjithë ushqimin që keni në pjatë. Është e lehtë të bini në kurthin e konsumimit të tepruar të ushqimit, sidomos nëse nuk mund ta kontrolloi dëshirën e oreksit tuaj. Secilën herë mund ta zvogëloni shujtën tuaj, për dy apo tri kafshatave, derisa kjo nuk është e mundur nëse dikush tjetër ua shërben ushqimin.

Mos e anashkaloni

kafjallin

Për kafjall konsumoni ushqime të pasura me fibra, të cilat për kohë më të gjatë ju ndihmojnë të ndiheni të uritur. Pra, nëse jeni nga ata që mëtoni të humbni në peshë, pa konsumuar kafjallin, atëherë jeni shumë gabim, filloni sa më parë ta konsumoni kafjallin.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2013 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress