Home » Këshilla të ndryshme » Kompjuteri rrit shqetësimet në sy

Kompjuteri rrit shqetësimet në sy

Qëndrimi i gjatë përpara kompjuterit ka dyfishuar shqetësimet tek sytë, dhe shumë persona përballen me tharje dhe djegie të tyre.

Studiuesi i sëmundjeve të syrit, Prof. Dr. Timuçin Yilderim, veç këshillës për të qëndruar sa më larg të jetë e mundur nga kompjuteri, këshillon që të zgjidhet një kompjuter me ekran të madh dhe shkronja të mëdha, sesa të afrohet syri pranë ekranit.

Dr. Yildirim thekson se shqetësimet astigmatike dhe hipermetropike tek personat që qëndrojnë shumë para kompjuterit, shoqërohen me dhimbje dhe kruajtje të syve. Sipas studiuesit turk, nëse shqetësimet tek përdoruesit e kompjuterit janë të mëdha, atëherë ekziston rreziku për një thyerje të fshehtë brenda syrit.

Distanca prej 30-40 cm shkakton lodhje të syrit

Prof. Dr. Timuçin Yildirim këshillon që syri të lodhet sa më pak të jetë e mundur. Ai thekson se distanca prej 30-40 cm është mëse normale për leximin e librave, qëndrimit para kompjuterit dhe punimeve që kërkojnë përqëndrim. “Kompjuteri është më shqetësuesi, duke pasur parasysh se aty shfaqen objekte që lëvizin, dridhen dhe që përmbajnë ngjyra të forta”, deklaron studiuesi.

“Duke punuar për orë të tëra para kompjuterit, sytë fillojnë të skuqen dhe të djegin, duke u pasuar më pas edhe nga probleme të përhershme”, deklaron Prof. Dr. Yildirim. Ai vë në dukje edhe rrezikun e shfaqjes së miopisë tek moshat e reja që qëndrojnë për orë të tëra përpara kompjuterit.

Përdorni ekrane të mëdhenj dhe mos fikni dritën e dhomës

Studiuesi këshillon që të qëndrohet sa më larg të jetë e mundur nga ekrani i kompjuterit, duke shtuar: “Në vend që t’i afroheni ekranit kur keni vështirësi në të parë, më mirë është që të zgjidhet një ekran më i madh. Gjithashtu, duhet të zgjidhet një kontrast sa më i ulët dhe më i butë”.

Sipas Prof. Dr. Yildirim, ndriçimi i dhomës duhet të jetë i plotë, dhe në rast se si pasojë e punës së gjatë para kompjuterit keni tharje të syrit, atëherë këshillohet edhe lagie artificiale.

“Pasi të keni punuar për një orë mbi kompjuter, atëherë duhet të pushoni për dhjetë minuta duke i mbyllur sytë, ose duke e hedhur shikimin në pamje të largëta që janë qetësuese. Pasi qëndroni për disa orë ulur në një pozicion të palëvizshëm, atëherë ngadalësohet edhe qarkullimi i gjakut që bëhet shkak për mpiksjen e tij. Nëse të gjitha këto bëhen shqetësim për sytë, atëherë këshillohet një vizitë me mjekun okulist”, deklaron Prof. Dr. Yildirim.

Njësinë qendrore të kompjuterit vendoseni poshtë tavolinës

Duke u bazuar në studimet elektromanietike, studiuesi turk vë në dukje se kjo pjesë e kompjuterit ndikon negativisht edhe në sy. Ai thotë se njësia qendrore e kompjuterit duhet të vendoset domosdoshmërisht poshtë tavolinës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress