Home » Këshilla të ndryshme » Rregullat e dobësimit

Rregullat e dobësimit

Derisa dietat dhe planet e ushqimit shpesh dallojnë në mënyrë drastike për nga koncepti i tyre, ekzistojnë këshilla nutricioniste, të cilat janë baza e ushqyerjes së shëndetshme më se gjysmë shekulli.

Kohët dhe trendët ndryshojnë vazhdimisht, ndërsa me ta ikin dhe vijnë dieta të ndryshme të mira dhe më pak të mira.

Dhe derisa dietat dhe planet e ushqyerjes shpesh dallojnë në mënyrë drastike për nga koncepti i tyre, ekzistojnë këshilla nutricioniste prej më shumë se gjysmë shekulli, të cilat janë baza e ushqyerjes së shëndetshme. Ju sjellim rregullat e arta të dobësimit, të cilat u rezistojnë të gjitha kohëve.

1.    Mos i kapërceni shujtat. Kur jeni të uritur, në mënyrë drastike ju rriten shanset për të sjellë një vendim të nxitur ushqyes.

2.    Kurrë mos mbani dietë gjatë kohës së periudhave stresuese të jetës.

3.    Ideale do të ishte që të mos dobësoheni më shpejt se gjysmë kilogrami në javë.

4.    Disa ushtrime të shkurtra në ditë janë shumë më efikase se ushtrimet e gjata me pushime të mëdha.

5.    Mbani mend, nëse dëshironi të dobësoheni përgjithmonë, duheni të jeni të gatshëm që përgjithmonë t’i ndryshoni shprehitë ushqyese.

6.    Kurrë mos konsumoni më pak se 1200 kalori në ditë. Çdo gjë nën këtë në mënyrë drastike do ta ngadalësojë metabolizmin tuaj.

7.    Mos shkoni për të blerë kur jeni të uritur, kjo do t’jua shtojë shanset për të blerë ushqimin e yndyrshëm dhe me sheqer pa ndonjë vlerë ushqyese.

8.    Për pamje të bukur dhe figurë vitale dieta nuk është e mjaftueshme. Duhet njëkohësisht edhe të vraponi.

9.    Mos i “shëroni” lëshimet e përkohshme në dietë me ngrënie totale. Nëse gaboni,vetëm vazhdoni ku keni mbetur.

10.    Mos e përjashtoni një grup të caktuar të materieve nga ushqimi – trupi i shëndetshëm ka nevojë si për proteina, ashtu edhe për yndyra dhe karbohidrate.

11.    Kafjalli, kafjalli, kafjalli. Më shumë se 50 hulumtime shkencore të kryera në disa dekada të fundit kanë vërtetuar rëndësinë e madhe të kësaj shujte.

12.    Mësoni të hani ngadalë dhe ta përtypni mirë ushqimin. Njerëzit e dobët mesatarisht përtypin shumë më shumë se të trashët.

13.    Nëse keni probleme me vetëkontroll kur është fjala për ushqimet e caktuara, si çokollata dhe akullorja, kurrë mos i mbani në shtëpi, por hani vetëm kur jeni jashtë.

14.    Mos e blini ushqimin në punë, por silleni nga shtëpia. Kështu, jo vetëm që do të hani më shëndetshëm, por edhe do të kurseni në mënyrë të konsiderueshme.

15.    Flini mjaftueshëm. Lodhja dhe të qenët të përgjumur nxisin urinë.

16.    Mos filloni të hani derisa të mos jeni të ulur në tavolinë. Mos shikoni televizor dhe mos lexoni gazeta derisa hani.

17.    Të gjithë ushqimin që hani vendoseni në pjatë. Kurrë mos hani direkt nga ena për gatim ose nga qesja.

18.    Para fillimit të çdo shujte pini një gotë të madhe uji.

19.    Përdorni enë të vogla. Hulumtimet kanë treguar që kjo është mënyrë e vërtetuar për të ngrënë më pak.

20.    Mos u shqetësoni me faktin që nuk guxoni të hani, por fokusohuni në ushqim të cilin mund ta hani në sasi të pakufizuara, si sallatat e shijshme.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress