Tani kjo edhe shkencërisht është dëshmuar, ndërsa së shpejti do të mund të krijohen ilaçet që do të ndihmojnë për të zbuluar dhimbjet e mëdha të kokës. Personat që kanë migrenë, fshihen në hapësira të errëta, për të zbutur dhimbjen, sepse drita u bën dëm.
Kjo tani mund t’i takojë së kaluarës, sepse studiuesit janë në gjurmë të ilaçit, i cili do t’u ndihmojë pacientëve që të durojnë dhimbjen pavarësisht dritës.
Studimi ynë ka treguar se në krijimin e ilaçeve të reja, një vëmendje e posaçme duhet të përqendrohet në nervin optik, i cili është përgjegjës për ndjeshmërinë ndaj dritës.
E dimë se personat që vuajnë nga migrena, nuk mund ta durojnë dritën.
Pra, detyra jonë është të shpikim terapinë e cila do të pamundësojë që depërtimi i dritës të mos ndikojë te pacienti. Tani në këtë do t’i drejtojmë të gjitha forcat”, ka sqaruar profesori Rami Barshtajn, i cili e ka udhëhequr studimin.
Migrena është një problem i zgjeruar, i cili godet një numër të madh të personave në mbarë botën dhe ua rrënon jetën normale. Të dhënat zyrtare tregojnë se migrena është njëri nga shkaktarët kryesor i një varg sëmundjesh.




Pershendetje .A mund te njoftohem per kete ilaç kunder migrenes ne kohen qe do te dale.