Home » Këshilla të ndryshme » Si ta gjejmë lumturinë?

Si ta gjejmë lumturinë?

Kur e dëgjon për herë të parë këtë pytje ndjen së është diçka gabim në të. Ndjen që pyetja ishte e modifikuar për të reflektuar besimet e atij që pyeti për të. Përsoni që e bëri këtë pyetje beson për disa arsye që lumturia ndodhet diku në një thesar që duhet gjetur kur në fakt ky besim nuk ka të bëjë me realitetin. Mënyra e duhur për të bërë këtë pyetje është të thuash si të jesh i lumtur, dhe jo si t’a gjesh lumturinë.

Çfarë e bën një person të lumtur? Lumturia është, eleminimi i humorit të keq. Nëse cdo gjë në jeten tuaj do të shkonte mirë por ju keni një ditë shumë stresuese të cilën e bëni cdo ditë, atëherë ju thjesht nuk do t’a gjeni kurrë lumturinë. Nëse jeta juaj nuk do të kishte stres dhe emocione të këqija por ju ndjeni se jeni një deshtak sepse nuk arrini të menaxhoni qëllime të caktuara, atëherë nuk do t’a gjeni kurrë lumturinë. Lumturia mund të arrihet kur ju largoheni nga humori i keq dhe punoni për arritjen e qëllimeve tuaja. Pra lumturinë nuk e gjejmë, ajo fitohet. Por nuk do të thotë që mund të arrihet brenda natës ose në pak javë.

Në mënyrë që të jeni të lumtur ju duhet ta edukoni veten rreth emocioneve të këqija prej të cilave po vuani dhe të mësoni mënyrat që mund t’iu ndihmojnë ju të largoheni prej këtyre emocioneve, për më tepër, ju duhet të vendosni qëllime që do t’iu ndihmojnë ju të jetoni jetën që dëshironi, të luftoni për qellimet tuaja, të jeni mjaftueshëm këmbëngulës për të vazhduar dhe për t’u përballuar me pengesa pa përjetuar zhgënjim. Kështu në fund të fundit lumturinë nuk mund t’a gjesh, ajo mund të fitohet, mjafton dëshira e mirë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress