Home » Këshilla të ndryshme » Ushtrime për vithe seksi

Ushtrime për vithe seksi

Sikur kolegët tuaj do të dinin se po i shtrëngoni vithet tuaja derisa qëndroni ulur pranë tyre, me siguri do të mendonin se jeni nga pak e çuditshme…

Mirëpo, ushtrimet të cilat mund t’i bëni në pozitën ulur, ju mundësojnë që të kini vithe që me krenari do t’i “ekspozonit” në bikini. Pra, bazohet në kontraktimin plotësisht të njëjtë izometrik të cilin e shfrytëzoni edhe kur ushtroni me pesha, vetëm që këtu peshat nuk ju nevojiten.

Shtrëngoni muskujt glutealë dhe mbajeni të shtrënguar. Pas pak lirojeni. Dhe, kjo është e tëra që duhet ta bëni. Mund ta bëni këtë ushtrim derisa jeni ulur në zyrë, qëndroni në radhë, prisni të hapet semafori… Në fillim nuk do të mund qëndroni gjatë, mirëpo provojeni që për herë të parë të mbani të shtrënguar muskujt rreth 30 sekonda.

Gradualisht shtojeni në 60 sekonda. Pauzat midis kontraktimeve nuk duhet të jenë më të gjata se 5-10 sekonda. Mund të ushtroni edhe variantin më të thjeshtë – vetëm shtrëngim dhe çlirim, minimum 15 përsëritje. Bashkë me shtrëngimin e muskujve glutealë gjithashtu i shtrëngoni edhe muskujt e Kegelit, përkatësisht muskujt e brezit të komblikut vagjinal.

Këto ushtrime do t’ju mundësojnë edhe orgazma intensive.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress