Home » Këshilla të ndryshme » Vitamina D

Vitamina D

Vitamina D, kalciferoli nuk është e tretshme në ujë. Gjendet në ushqim, por po ashtu mund të jetë në trup pas ekspozimit në rrezet ultra-violete të diellit.

Vitamina D ekziston në disa forma, k secila ka të bëjë me aktivitete të ndryshme. Disa forma janë relativisht jo aktive në trup dhe kanë aftësi të kufizuar të veprojnë si vitamina. Mëlçia dhe veshkat ndihmojnë ta shndërrojnë vitaminën D në formë aktive hormonale.

Funksioni kryesor biologjik i vitaminës D është mbajtja e nivelit normal të kalciumit dhe fosforit në gjak. Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit, ndihmon të formohen dhe të ruhen eshtrat e forta. Ndihmon mineralizimin e eshtrave në bashkëpunim me shumë vitamina, minerale dhe hormone tjera. Pa vitaminën D, eshtrat mund të bëhen të holla, të brishta, të buta dhe poroze.

Burimet në ushqim

Një filxhan qumësht i pasur me vitaminë D ofron rreth një të katërtën e nevojave të vlerësuara ditore për këtë vitaminë për të rriturit. Sasi domethënëse të vitaminës D përmbajnë peshqit e yndyrshëm dhe vaji i peshkut.

Ekspozimi në diell

Ekspozimi në diell është burim i rëndësishëm i vitaminës D. Rrezet ultraviolet (UV) të diellit janë nxitëse për sintezën e vitaminës D në lëkurë. Kremrat për rrezitje me faktor mbrojtës nga dielli 8 ose më shumë do të bllokojnë rrezet UV të cilat prodhojnë vitaminën D, por akoma është i rëndësishme përdorimi i rregullt i kremit për rrezitje kur ekspozimi në diell është më i gjatë se 10 deri 15 minuta. Kjo posaçërisht është e rëndësishme për personat me ekspozim të kufizuar në diell.

Kur mund të paraqitet mungesa e vitaminës D?

Mungesa e vitaminës D mund të ndodhë kur futja e vitaminës D përmes ushqyerjes nuk është adekuate, kur ekziston ekspozim i kufizuar në diell, kur veshkat nuk mund të shndërrojnë vitaminën D në formë aktive ose kur dikush nuk mund të absorbojë në mënyrë adekuate vitaminën D nga trakti tretës.

Mungesa klasike e vitaminës D nxit rakit dhe osteomalaci. Te fëmijët, mungesa e vitaminës D shkakton rakit, çka rezulton me deformime në skelet. Tek të rriturit, mungesa e vitaminës D mund të çojë deri te osteomalacia çka rezulton me dobësinë muskulore me eshtra të dobëta.

Dhimbjet në eshtra, thyerjet e shpeshta të eshtrave dhe zbutja e eshtrave mund të jenë simptoma të mungesës së vitaminës D. Dhimbjet në muskuj dhe dobësia në muskuj shfaqen sepse vitamina D ndihmon të rregullohet sistemi muskulor dhe të parandalohet grumbullimi shumë i madh i yndyrave rreth indit muskulor. Veçanërisht tek personat më të moshuar, rëniet e shpeshta mund të jenë shenjë e mungesës së kësaj vitamine.

Roli kyç i vitaminës D në rregullimin e reagimit imun nënkupton që imuniteti i dobësuar mund të jetë simptomë e mungesës së vitaminës D, si dhe prania e çrregullimeve autoimune. Tek personat më të moshuar, problemet kogniteve (çrregullimet në proceset njohëse) dhe depresioni mund të jenë simptoma të mungesës së vitaminës D, ndërsa tek fëmijët shfaqet ngadalësimi i rritjes dhe astma e rëndë.

Cilat shenjat dalluese tregojnë se na nevojitet vitamina D?

• Dhimbjet në muskujt dhe dobësia e muskujve;

• Rëniet e shpeshta, veçanërisht tek personat e vjetër;

• Dhimbjet në eshtra, thyerjet e shpeshta të eshtrave ose eshtrat e buta;

• Rritja e ngadalësuar tek fëmijët;

• Astma tek fëmijët (veçanërisht astma e rëndë);

• Funksionet e zvogëluara kognitive, veçanërisht tek personat e moshuar;

• Imuniteti i zvogëluar;

• Mungesa kronike e energjisë dhe lodhja;

• Depresioni, veçanërisht tek personat e moshuar;

• Prania e çfarëdo çrregullimi autoimun;

• Mungesa e ekspozimit në diell.

Tepria e vitaminës D

Ekziston një rrezik i madh për shëndetin i lidhur me konsumimin e tepërt të vitaminës D. Për së tepërmi vitaminë D mund të shkaktojë të përziera, të vjella, apetiti të keq, kapsllëk, të ndjerët të dobët dhe humbje të peshës. Po ashtu mund të rris nivelet e kalciumit në gjak çka shkakton ndryshimet e gjendjes mentale siç është konfuzioni. Nivelet e larta të kalciumit në gjak po ashtu mund të shkaktojnë abnormalitet në ritmin e zemrës. Shtresimi i kalciumit dhe fosfatit në inde të buta si të veshkave mund të shkaktohen nga tepria e vitaminës D.

Konsumimi i tepërt i vitaminave D përmes ushqimit nuk është i mundshëm. Kjo më shumë është e mundshme të shkaktohet nga shtesat e ndryshme.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
Tags:
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress