Home » Këshilla të ndryshme » Zjarri i natës: Sëmundja që torturon pleqtë

Zjarri i natës: Sëmundja që torturon pleqtë

Zjarri i natës është fjala për herpes zoster, përgjegjës edhe për sëmundjen e varicelës tek fëmijët. Pra, bëhet fjalë për të njëjtin virus përgjegjës.

Por, si merret ky virus, çfarë ndikimi ka në organizëm, kur shpërthen dhe si mjekohet, këtyre pyetjeve u përgjigjet mjekja infeksioniste e Poliklinikës Qendrore nr.3, Imelda Zeqo.

-Doktoreshë, çfarë është një sëmundje e thirrur në popull si “zjarri i natës”? Shfaqet me temperaturë?
Zjarri i natës është një gjendje akute në të cilën paraqitet virusi herpes zoster që një person ka marrë gjatë jetës së tij. Por, kini parasysh se, pavarësisht nga ngjashmëria në emërtim, ky virus nuk është i njëjti virus me herpes simplex, i cili del zakonisht rreth buzëve, shfaqet në rastet e temperaturës etj.

Kurse herpes zoster është diçka tjetër. Ka të njëjtin shkaktar si lija apo variçela tek fëmijët. Nëse dikush në moshën fëminore ka kaluar lijën, virusi qëndron në trupin e tij në gjendje latente. Më saktë, virusi qëndron në rrënjët nervore dhe në një moment të caktuar, kur bie sistemi imunitar ose edhe në pacientë që kanë patologji të tjera sekondare si diabeti, ose sëmundjet kardiake, sëmundjet pulmonare, etj, virusi aktivizohet. Pra, duhet të theksojmë, se shpërthimi i tij ndodh gjithnjë në një sistem imunitar të kompromentuar. Mosha, stresi, janë faktorë ndikues.

-Cila është mosha që ka qejf ky virus, meqenëse jemi tek mosha?
Mosha që ka qejf tamam-tamam virusi është mbi 50 vjeç e sidomos mbi 60 vjeç.

-Cilat janë shenjat që orientojnë të sëmurin se ka të bëjë me një shpërthim apo zgjim të virusit të herpes zoster, të cilin ai mbase nuk e di që e mbart?
Sëmundja fillon me dhimbje të forta, të padurueshme që ecin gjithmonë sipas inervimit të zonës ku do të shpërthejë. Nëse shpërthen në kurriz, atëherë dhimbja është me drejtim nga shtylla kurrizore dhe endet në formën e brinjëve, sepse në pjesën e traktit të mushkërive, i tillë është inervimi, domethënë dalin nervat nga shtylla kurrizore në gjatësinë e brinjëve. Dhimbja mund të dalë kudo; mund të dalë në pjesën e gjoksit, në fund të belit (rregjionin lumbar), në pjesën e barkut etj, Janë dhimbje përpëlitëse, ndonjëherë edhe në kokë, me intensitet të lartë natën . Dhimbjet janë djegëse dhe prandaj quhen ndryshe :”zjarri i natës”.

-Është i shpeshtë “zjarri i natës”? Domethënë shfaqet tek të gjithë personat që kanë kaluar në fëmijëri variçelën?
Po, është e shpeshtë. Nuk është e thënë që duhet të kesh kaluar patjetër variçelën, mund të jetë mbartur nga një person tek tjetri, varet nga sistemi imunitar, por siç ju thashë, ky virus depozitohet në organizëm, në mbaresat nervore, dhe në një moshë apo gjendje më të brishtë shëndetësore, shpërthen.

-Çfarë i bën ky virus sistemit imunitar; e prek, e ul, apo vetëm e shqetëson?
Ky virus vetë ndikohet nga sistemi imunitar, domëthënë dobësia e sistemit imunitar i jep mundësi të shpërthejë, por nga ana tjetër, ai nuk i bën asgjë sistemit imunitar. Pra, ai shpërthen vetëm kur rezistenca e organizmit ka rënë. Përveç dhimbjes, që është e tipit djegës me intensitet të fortë, me intensitet më të madh natën, fillojnë edhe elementët në lëkurë që na orientojnë më tepër krahas dhimbjes. Këto shenja në lëkurë janë si vezikula ose fluska të mbushura me likid (ujë). Nuk duhen ngatërruar me fluskat e djegies apo kallos. Këto dalin në trup në vendet e inervimit (sipas drejtimit të nervave). Fluskat me kalimin e kohës kanë tendencë edhe të kruhen. Ato kalojnë disa faza derisa arrijnë të krijojnë koriçkat ose kruspat që i quajmë ne në gjuhën tonë, që bien vetvetiu.

-Pra, ato kanë një cikël. A infektohen këto vezikula të mbushura me lëng?
Po, mund të infektohen dhe ndodh shpesh, sepse ato kanë edhe tendencë të kruhen. Dhimbja e fortë që është nxitëse nuk mund ta evitojë këtë tendencë. Por në rastin kur ato infektohen, situata bëhet më problematike, sepse kërkon antibiotikë për mjekim. Në këtë rast, përveç antiviralit, jepet për mjekim edhe antibiotik.

-Jepet mjekim lokal me antibiotik apo edhe mjekim nga goja?
Edhe nga goja. Mjekimi konsiston në mjekimin me antiviral që është në rastin konkret aciklovir, që merret tabletë nga goja 5 herë në ditë, po jo gjatë kohës së gjumit. Domethënë, gjithë pjesa e ditës, që i bie në çdo 3 orë. Po kështu, fillohet mjekimi edhe me pomadë lokale aciklovir.

-Ka ndonjë efekt anësor të rëndësishëm ky medikament antiviral, për të pasur kujdes në rastet e përdorimit?
Jo, nuk ka asnjë kundërindikacion. Po kështu, edhe pomada lokale. Gjatë gjithë këtyre viteve të mjekimit nuk kam konstatuar asnjë rast që të shfaqë shqetësim. Unë, gjatë përvojës sime me pacientët nuk kam pasur asnjë rast të tillë të raportuar. Ajo që pacientin e shqetëson edhe gjatë kohës që ai është me mjekim, është dhimbja. Dher për dhimbjen ne japim qetësues.

-Pra, ky lloj virusi qenka krejt i parrezikshëm për trupin dhe të vetmin ndikim negativ ka dhimbjen…
Po. Sëmundja nuk ndikon as për jetën as mbi shëndetin. Por e vetmja gjë që pacienti duhet të durojë në këtë rast, është dhimbja që ne e quajmë neuralgjia postherpetike…

-Meqenëse ky virus qëndron në fundet nervore dhe shkakton dhimbjen përgjatë tyre, a shkakton probleme nervore, diçka që ka të bëjë me nervat?
Edhe pse shenjat varen nga gjithësecili, kjo sëmundje nuk arrin që të bëjë neuroza tipike, neurologjike, por jep shqetësime. Madje, edhe pasi bien elementët në lëkurë, ka shumë persona që vazhdojnë të ankohen prej kësaj dhimbjeje. Dhimbja mund të persistojë dhe të vazhdojë edhe më pas.

-Ka të bëjë zhvillimi i herpes zoster me kushtet higjienike, me mjedisin, llojin e sapunëve dhe solucioneve që përdoren, rërën, diellin, të ftohtin, lagështinë, etj?
Përveç lagështisë, nuk ka ndikim asnjë nga këto. Elementët në lëkurë kur shfaqen, nuk duhet të lagen se infektohen, është njësoj si lija tek fëmijët që nuk duhet të lahen gjatë asaj kohe.

-Meqenëse ka shfaqje në lëkurë, herpes zoster a mund të quhet një sëmundje lëkure? A ka cikël të shfaqjesh në kohë kjo sëmundje? Sa herë aktivizohet virusi, pra, sa herë gjatë jetës mund të shpërthejnë krizat e dhimbjeve?
Kjo është sëmundje virale, varicela ose virus zoster. Si e tillë nuk klasifikohet tek sëmundjet e lëkurës, edhe pse shfaqet me shenja në lëkurë. Zakonisht nuk përsëritet dy herë. Në shumicën e rasteve, ky virus kalon vetëm një herë në gjendje shpërthyese, por nuk përjashtohet mundësia që në pacientë me imunitet të kompromentuar të ketë edhe një etapë tjetër. Janë të rralla rastet, kur pacienti kalon për herë të dytë një herpes zoster. Kuptohet që në këtë rast është një pacient me një sistem imunitar të ulur.

-Si merret ky virus? Cilat janë rrugët e transmetimit? Dhe a kemi mundësi të mbrohemi prej tij?
Virusi që shkakton “zjarrin e natës” merret nëpërmjet ajrit ashtu si virozat e gripit. Vetëm se kjo qëndron në organizëm. Në fëmijëri mund të kesh kaluar varicelën, pra virusi të ketë dhënë gjendje klinike, por mund të ketë qenë edhe i heshtur dhe, në një moshë të thyer, ai zgjohet në mbaresat nervore, duke provokuar dhimbje djegëse. Por nuk përjashtohet mundësia e shpërthimit e dhe në mosha të reja, kur imuniteti mund të jetë dobësuar nga sëmundje të tjera. Por, kur një person është në një moshë më të re, ai e suporton më mirë, sepse nuk krahasohet imuniteti i një të riu me një të moshuari.

-A ndikon në intensitetin e shpërthimit, koha e qëndrimit të virusit në organizmën, pra, nëse ky virus ka pak apo shumë vite që qëndron në rrënjet nervore?
Siç thashë, me virusin mund të kesh rënë në kontakt që fëmijë pa qenë në dijeni të kësaj. Ky rri në gjendje latente (qetësie) dhe mund të mos shpërthejë asnjëherë. As nuk shumohet. Intensiteti i dhimbjes nuk ndikohet nga koha e infektimit me këtë virus, që gjithsesi është shumëvjeçare./ballkan/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • ertil

    doja te dija se sa zgjat,kjo semundje dhe kur iken ka mundesi te shperthej prap.

  • rina

    Jam shuem mirnjohese nese me jepni nje pergjigje lidhur me kete virus. Une e kam kaluar qe nje vit kete virus dhe ne vednet ku me eshte shfaqur me kane mebtur shenja ngjyr kafe si dhe vazhdimisht kam kruarje,te lutem me trego si duhet te sherohet edhe kjo.ju falendorj per kohen

  • jani

    Ne semundjen e zjarit duhet eleminuar lagia e pucrave te dala, mbasi ekziston reziku i infektimit. Atehere si duhet vepruar per te pastruar zonen e lyer me pomaden aciklovir per te bere rilyerjen e saj. Po ashtu sa here gjate dites duhet te lyhet me kete pomade. Per sa kohe perdoret ky mjekim pra aciklovir tablete + aciklovir pomade. Faleminderit

  • lirim

    pershendetje simundet kjo semundje e ashtu quajtur zjari inates sakohe zxhat edhe per sa kohe mundet tesherohet me barna mjeksore pasi mundimet jan te shumta ne kohen e nates domethan me aciklovir pomade.ju lutem nje informacjon te pakten…tung..

  • frea

    kur ky virus kap pjesen e syrit a e demton ate?

  • anila qazimi

    pershendetje!mamaja ime po vuan nga kjo semundje ,ka kaluar rreth 1 muaj dhe ka akoma shume dhimbje dhe ilacet nuk e qetesojne.a ndikon semundje e diabetit qe ajo ka ne kohezgjatjen e semundjes
    me respekt

  • mira

    pershendetje jam shume e intersuar rreth ksaj semundjeje do doja shume te dija se si mjekohet the qfar masash duhet te mirren per parandalimin e kesja semundjeje do doja shume qe te me kthenit nje perggjigje jam shume e interesuarrrrr

  • miki

    doja te dija sa zgjat kjo si semundje.. Dhe ka mundesi qe ne vend te pucrrave te lejne shenje,mbas sherimit te saje, dhe cfare qetesusi duhet te perdorim per dhimbjet.flm

  • Jeta

    Përshëndetje!
    Disa të dhëna të këtij artikulli më përshtaten me shenjate dhimbjeve të mia që i kam në anën e majt në fund të brinjëveqe gati dy javë.
    Si dhe ku bëhet përcaktimi i diagnozës?
    A guxoj ta marr këtë terapi shërimi që e keni dhënë këtu pa mendimin e mjekut?
    Ju lutem më lajmëroni se nuk po gjej shërim!
    Me respekt,Jeta.

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress