Këshillimi para mbetjes shtatëzënë

Këshillimi para mbetjes shtatëzënë

Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe për veten tuaj.

Kujdesi për një jetë të re fillon që tani. Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatëzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes.

Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatëzënë se shtatëzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës.

Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatëzanisë, zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të specializuara, në rast se keni probleme.

Shtatëzania është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, prandaj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndësishme e kujdesit para lindjes.

Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifikuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet mellitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara.

Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para konceptimit përbëhet nga:

• Identifi kimi i rreziqeve të mundshme, nëpërmjet historisë riprodhuese dhe mjekësore familjare, gjendjes së ushqyerjes, ekspozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë.

• Identifikimi i sëmundjeve ekzistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.

• Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.

• Diskutimi i gjendjes së imunizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani).

• Kryerja e analizave të ndryshme,të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj

tani.

• Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.

• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.

• Vlerësimi i kujdesit para lindjes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.

Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatëzanisë është të sigurojë shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje.

Kjo mund të arrihet nëpërmjet