Kështu mund ta ndaloni gjakderdhjen nga hunda

9

9Thuajse të gjithë njerëzit kanë përjetuar gjakderdhje nga hunda të paktën një herë në jetë, gjë që është paksa e frikshme, por nuk është shenjë e diçkaje serioze dhe mund të trajtohet në shtëpi.

Gjakderdhja zakonisht ndodh vetëm nga njëra vrimë e hundës, por është e rëndësishme që kjo dukuri të trajtohet sa më shpejt, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve të mjekësisë alternative, mënyra më e lehtë për ta ndalur këtë gjakderdhje është duke e pickuar hundën, sepse kjo shkakton presion në pikën e gjakderdhjes që gjendet në murin ndarës të hundës dhe ndihmon menjëherë qarkullimin e gjakut.

Megjithatë, përveç kësaj, mënyrë tjetër për trajtimin e gjakderdhjes së hundës është edhe ajo me qepë.

Metoda me qepë

Merrni një qepë dhe prijeni në pjesë të trasha. Pas kësaj, vendoseni një pjesë nën hundë dhe merrni frymë. Si rezultat i vetive të shëndetshme të qepës, gjakderdhja do të ndalet brenda pak minutave.

Metoda me lëng të qepës

Mënyrë tjetër për trajtimin e gjakderdhjes së hundës me qepë, është edhe duke e përgatitur një lëng qepe dhe duke i vendosur dy-tri pika në secilën vrimë të hundës. /Telegrafi/

Komento