Këtë lloj të femrave meshkujt e tradhtojnë më së shumti

4

Një studim amerikan ka vëzhguar lidhjet në të cilat njëri partner krijon të ardhura më shumë se tjetri.

Qëllimi ishte të zbulohet a e shton “dallimi” në të ardhura probalitetin që njëri partneri të tradhtojë tjetrin.

Është e njohur që varësia financiarisht nga dikush me siguri mund të ndikojë në ndjenjën e dominimit dhe barazisë në lidhje dhe ai person i cili është i varur financiarisht nga partneri e kompenson këtë në mënyra të pashembullta.

Nga ky mendim udhëhiqej ekipi hulumtues i cili ka zbuluar që kur femra fiton dukshëm më shumë sesa partneri, shanset janë më të mëdha që ai ta tradhtojë.

Hulumtimi i Universitetit në Connecticut ka zbuluar që meshkujt e moshës midis 18 dhe 33 vjeç të cilët fitojnë 70 për qind të të ardhurave shtëpiake rrallë tradhtojnë partneret, ndërsa meshkujt të cilët fitojnë dukshëm më pak se partneret e veta të parët do të bëjnë tradhtinë.

Personat të cilët varen financiarisht nga partneri tradhtinë ndonjëherë e përjetojnë si përpjekje që të kthejnë drejtësinë në lidhje.

Meshkujt varësinë e këtillë mund ta përjetojnë posaçërisht kërcënuese.

Mashkulli ekonomikisht të varur tradhtia, në kokën e tij, lejon që të fillojë mendimet me të cilat do të kompensojë varësinë financiare njëkohësisht duke u larguar nga partnerja e cila në shtëpi sjell bukë, konkludon udhëheqësja e hulumtimit, sociologia Christin Munsch.

Komento