Këtë materie ushqyese femrat shtatzënë nuk e konsumojnë mjaftueshëm

3

Nga lufta me dëshirën për të ngrënë e deri te konsumimi i vitaminave të ndryshme, nënat e ardhshme duhet t’i kushtojnë kujdes të madh ushqimit për të siguruar zhvillim pa pengesa për foshnjën.

Fatkeqësisht, pavarësisht tërë përpjekjeve, një numër i madh femrave shtatzënë nuk konsumon sa duhet jod, mineralin i cili luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit neurologjik.

Shkencëtarë nga Australia kanë kryer hulumtimin në të cilin kanë marrë pjesë 200 femra. Hulumtimi ka zgjatur 6 muaj, dhe kanë vëzhguar një numër të madh të femrave gjatë kohës së shtatzënësisë dhe pas lindjes.

Edhe pse çdo ditë kanë konsumuar jod përmes kripës, një numër i madh i femrave edhe më tej ka vuajtur nga mungesa e jodit në trup, përcjell WomensHealthMag.

Shkencëtarët femrave shtatzënë u rekomandojnë të konsumojnë 200 mikrogramë jod në ditë. Mungesa e jodit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë shtypjen e lart të gjakut dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin fizik dhe mental të foshnjës.

Jodin mund ta gjeni në peshk dhe frutat e detit, jogurt dhe produktet e pasura të qumështit. Megjithatë, për femrat shtatzëna mënyra më e lehtë e mbajtjes së evidencës për konsumimin jodit është përmes shtesave për femrat shtatzënë.

Por, po ashtu duheni të dini që sasia e madhe e jodit mund të jetë e rrezikshme për nënën dhe beben dhe shkaktojë hipotireozë, gjendjen e cila krijohen kur gjëndra tiroide prodhon sasi të vogël të hormoneve.

Gjithsesi këshillohuni me gjinekologun. Ai mund të kërkojë të bëni testin e urinës për të vërtetuar nëse konsumoni mjaftueshëm jod. Nëse niveli i jodit është i kënaqshëm, nuk ka nevojë për shtesat, por vazhdoni të mbani shprehitë ushqyese si deri tani. /Telegrafi

Komento