Këto gjëra i bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielave mbrëma

5

5Pa marrë parasysh se a e doni punën që e bëni apo jo, e diela mund të jetë ankth për ju për shkak të stresit që ju pret të hënën.

Laura Vanderkam ka një libër që titullohet “Çfarë bëjnë njerëzit më të suksesshëm gjatë vikendit”, ku tregon se ka disa gjëra që njerëzit e suksesshëm i bëjnë sidomos të dielave.

Në mënyrë që të përfundojnë vikendin sa më mirë dhe të përgatiten për javën, njerëzit e suksesshëm i bëjnë këto gjëra:

Ata kalojnë kohë me familjen dhe miqtë

Njerëzit e suksesshëm e dinë se java e tyre është e ngarkuar dhe mund të jenë të zënë për të tjerët, kështu ata e shfrytëzojnë në maksimum të dielën duke e kaluar atë me më të dashurit e tyre, transmeton Gazeta Express.

Planifikojnë diçka argëtuese

“Kjo ide mund të jetë këshilla më e rëndësishme”, shkruan Vanderkam. Njerëzit e suksesshëm bëjnë familjen bashkë për darkë pothuajse çdo të dielë, shikojnë filma ose dalin luajnë bowling.

Ata e organizojnë dhe planifikojnë javën

Njerëzit e suksesshëm e shikojnë kalendarin të dielën mbrëma dhe vendosin qëllime për javën që vjen. Këtë trik mund ta bëni pa e stresuar veten.

Ata ushtrojnë

Dilni për të ecur, luani ndonjë sport, apo shkoni në palestër, sugjeron Egan. Vanderkam shkruan në librin e saj se shumë njerëz bëjnë joga të dielën mbrëma.

Hanë diçka të shëndetshme

Në vend se të pini alkool, thotë Vanderkam, përgatiteni një ushqim të shëndetshëm dhe kënaquni me një çaj bimor ose ujë me limon.

Lexojnë

Shumica e njerëzve të suksesshëm lexojnë çdo natë para gjumit, kështu që e diela mbrëma është gjithashtu pjesë e rutinës së tyre të leximit. Ata e përdorin këtë kohë për të lexuar faqet që i kanë neglizhuar.

I kthejnë thirrjet, e-mailet dhe mesazhet

Të dielat mbrëma shpesh na lejojnë t’i thërrasim disa njerëz të cilëve nuk kemi mundur t’u përgjigjemi gjatë javës apo t’u kthejmë mesazhet disa familjarëve që na kanë shkruar.

Ata relaksohen

Gjeni pak kohë të dielën mbrëma dhe uluni e relaksohuni. Keni nevojë që ta rimbushni mendjen dhe trupin.

Komento