Këto janë 15 simptoma që i injorojmë, por që flasin shumë për shëndetin tonë

Këto janë 15 simptoma që i injorojmë, por që flasin shumë për shëndetin tonë

Këto janë 15 simptoma që i injorojmë, por që flasin shumë për shëndetin tonëAsnjë prej nesh nuk duhet të mbështetet vetëm tek ekzaminimet rutinë mjekësore dhe testet që mund të ndihmojnë për të zbuluar sëmundje të ndryshme duke përfshirë edhe kancerin.

Është shumë e rëndësishme që ne t’i kushtojmë vëmendje çdo simptome që është e pashpjegueshme, e rastësishme ose e ndryshme nga si ndiheshim dje.

Shenjat e para të kancerit që zakonisht neglizhohen janë:

1. Dhembje gjoksi, kraharori, ose kollë kronike, gulçim apo kur merr fryme me veshtirësi

Një nga simptomat e para të kancerit të mushkërive është paaftësia për të marrë lehtësisht frymë.

2. Kraharor, apo gjoks i fryrë, i skuqur apo mavijosur

Çdo ndryshim në kraharor duhet të jetë patjetër një sinjal për ju që të vizitoheni te mjeku sepse mund të tregojë kancerin e gjirit.

3. Gunga poshtë krahëve, qafë apo ijë, ose ënjtje të nyjeve limfatike

Ndryshimet në sistemin limfatik gjithashtu mund të jenë shenja të kancerit.

4. Dhembje të barkut ose legenit, gjak në jashtëqitje, fryrje barku

Këto mund të jenë shenja të kancerit ovarian, por dhimbje barku mund të jetë një shenjë e leukemisë. Këto janë edhe simptoma të zakonshme të kancerit kolorektal.

Nëse vëreni gjak në jashtëqitjen tuaj, vizitoni mjekun menjëherë! Shumë gra që vuajnë nga kanceri i vezoreve kanë raportuar fryrje të barkut për një periudhë të gjatë kohe.

5. Ndryshimet në lëkurë

Nëse një nishan ose dy po ndryshon formë / ngjyra / madhesi, është koha për të shkuar tek mjeku menjëherë.

6. Urth

Stresi, alkooli, dhe ushqimi mund të shkaktojë urth. Provoni duke ndryshuar dietën për disa javë dhe shihni nëse përmirësohet, në qoftë se jo, ju mund të keni probleme me stomakun, ezofagun, ose kancer ovarian.

7. Dobësi apo lodhje

Shumë njerëz janë të lodhur nga jeta e përditshme plot tension, por lodhja që nuk largohet nuk është e shëndetshme, veçanërisht nëse është e kombinuar me ndonjë nga simptomat e tjera në këtë listë.

8. Ndryshimet e gojës

Nëse pini duhan, duhet të jeni të kujdesshëm me pikat e bardha në gojë ose në buzë, pasi të dyja janë një shenjë e kancerit në gojë. 9. Gjakderdhje shumë në mes të periodave.

Shumë persona e raportojnë këtë si tregues i parë i kancerit të mitrës apo kancerit endometrial. Vizitoni mjekun.

10. Dhimbje, veçanërisht në shpinë

Gjithkush ka dhimbje por kur janë të vazhdueshme mund të sinjalizojnë trurit, kockat, mëlçine, gjirin, dhe shumë lloje kanceri të tjerë. Kontrollohuni tek mjeku juaj nëse ndonjë dhimbje e pashpjegueshme zgjat më shumë se një muaj.

11. Ndryshimet në thonj

Ndryshimet e pashpjegueshme në thonjë mund të tregojnë lloje të ndryshme kanceri. Mundohuni të vini re disa ndryshime ngjyrash të tilla si shtresa të bardha apo të zbehta. Mund të keni shenjat e kancerit të mushkërive.

12. Dhimbje barku i shoqëruar nga depresioni

Kjo shenjë është shumë e rrallë dhe shpesh neglizhohet. Dhimbje të pashpjegueshme barku me depresion mund të tregojë kancer pankreatik.

13. Infeksionet e shpeshta ose ethe

Temperaturë të lartë që nuk mund të shpjegohet dhe nuk ulet mund të tregojë leucemi.

14. Sekrecione

Sekrecionet me erë të keqe apo të rëndë vaginale mund të jenë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

15. Humbje peshe pa dieta apo ushtrime

Kjo mund të tregojë një problem të madh. Humbje peshe e paqëllimshme nga ana juaj nuk është kancer, por mund të jetë tiroide, për shembull, por mund të jetë edhe kancer stomaku, mushkërie, ose kanceri pankreatik. Beni mire te tregoni kujdes.

Komento