Këto janë 8 ushqimet që janë shumë të dëmshme për zemrën

5

5Dëshironi të mbani zemrën dhe sistemin tuaj kardiovaskular të shëndetshëm? Atëherë shënojini këto ushqime dhe hiqini nga menu-ja juaj e të ushqyerit.

1. Shmangni Fast food-in. Ushqimet e shërbyera në to janë zakonisht të një kualiteti të ulët, yë pasura me yndyrna të ngopura, të cilat kur kombinohen me karbohidratet bëhen shumë të dëmshme për zemrën.

2. Mishi i përpunuar. Shmangni përdorimin e nënprodukteve të mishit, si proshuta, sallamrat, etj. , sepse ato janë kryesisht me yndyrna të ngopura dhe mbi të gjitha kanë sasi të lartë kripe, e cila gjithashtu është një armik për zemrën.

3. Ushqimet e skuqura janë një tjetër armik për zemrën sepse procesi i tiganisjes ndikon në rritjen e llojit të keq të kolesterolit.

4. Ëmbëlsirat. Prania e lartë e sheqernave mund të sjellë mbipeshë, diabet apo rritje të nivelit të kolesterolit dhe që të treja këto janë një rrezik për zemrën.

5. Pijet e ëmbla, janë një tjetër kërcënim për zemrën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Është e provuar tashmë, se shumicën e sheqerit njerëzit e marrin nëpërmjet pijeve të tilla sesa ushqimit.

6. Margarina. Ka përmbajtje shumë të lartë të yndyrnave të ngopura dhe shkakton probleme të shumta kardiovaskulare.

7. Pica renditet e dyta në listën e 6 ushqimeve më të kripura, sipas Shoqatës amerikane të Zemrës.

8. Pijet energjike. Kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe janë shkaktarë të obezitetit dhe diabetit, që kthehen në armiq të zemrës.

Komento