Këto janë bindjet për kafenë që duhet rishikuar

3

3Ndoshta mendoni se nuk ka ndjenjë më të mirë se ajo kur jeni duke pirë një filxhan kafe të nxehtë në fillim të ditës së punës, kur ende jeni të përgjumur.

Edhe pse është një burim i mirë i efekteve të ndryshme pozitive në organizmin e njeriut, kafeja mund të ketë pasoja shumë të dëmshme.

Këto janë disa nga bindjet tona që duhet rishikuar:

Kafeja redukton lodhjen

Kafeja në fakt e fshehë lodhjen, duke bllokuar qendrën e saj. Nën ndikimin e kafesë, shkaktohet një lodhje më e madhe në krahasim me momentet kur ju e shmangni këtë pije të nxehtë.

Kafeja rrit aftësinë për të punuar

Hulumtuesit të cilët tërhiqnin sajat e rënda në gjithë Grenlandën ndaluan pirjen e kafesë: burrat që nëpër dëborë dhe akull tërhiqnin sajat e rënda, pinin dy deri në tri kafe pasdite dhe një në mbrëmje, por ata e kuptuan kjo nuk po ju bën mirë, prandaj ata ja kufizuan vetes një limit me një filxhan kafe në mëngjes.

Kafeja e rritë përqendrimin

Personave që kafeja ua ngritë përqendrimin në të vërtetë janë ata të cilëve u është zvogëluar aftësia e përqendrimit, pikërisht për shkak të konsumimit të shpeshtë të kafesë. Kur ju të shpëtoni prej këtij zakoni, së shpejti do të ktheheni në të vjetrën.

Kafeja nuk shkakton depresion

Depresioni mund të ndodhë si rezultat i keq i pirjes së pijes së zezë, por këtë “sëmundje”, befasueshëm, e shëron kafeja. Nëse nuk pihet një dozë e caktuar, të dashuruarit në kafe ndjejnë mundime të tilla si dhimbje koke, përzierje dhe lodhje.

Efektet pozitive të kafesë

Kafeja është e shëndetshme kur konsumohet me masë. Kohët e fundit është zbuluar se është një burim i madh i antioksidantëve dhe ka shumë efekte pozitive në shëndetin e njeriut.

Në sasi të moderuar, kafeja qetëson sistemin e gjakut dhe stimulon muskujt, përmirëson qarkullimin dhe rrit aktivitetin e trurit.

Komento