Këto shenja tregojnë se ai ju ka gjithmonë në mendje

1

1Dashuria është një gjë e çuditshme sepse ka aftësinë t’ju gëzojë, por edhe t’ju bëjë personin më të dëshpëruar në botë brenda pak sekondave.

Kur filloni një lidhje të re, gjithçka duket më ndryshe, e keni ndjenjën e fluturave në bark, emocionet e zjarrta të puthjeve të para etj., por bashkë me to filloni të keni edhe shumë dyshime.

Çfarë nëse ai nuk të dashuron? Çfarë nëse të ka vetëm për lojë? A jeni vetëm numër tek ai?

Për të dëshmuar se jeni gjithmonë në mendjen e tij, vetëm hidhjani një sy këtyre tri shenjave, sepse këto i thonë të gjitha.

* Të dërgon mesazhe qysh në mëngjes dhe gjithmonë para se të shkoj të flejë.

* I mban mend përvjetorët e çmendur, si atë të puthjes së parë, herës së parë që keni fjetur bashkë etj.

* Gjithmonë të dërgon mesazhe kur del me shoqërinë. Vetëm sepse është me shoqëri, kjo nuk do të thotë se do t’ju harroj, por herë pas here do t’ju dërgoj mesazhe për t’ju rikujtuar se sa e bukur jeni.

Komento