Kimioterapia shpërndan qelizat e kancerit dhe çon në tumore më të avancuara, gjen një studim

1

Kimioterapia përdoret për të vrarë qelizat e kancerit dhe për të ndalur rritjen e tumoreve – por një studim i ri thotë se në fakt ajo mund të ndihmojë shpërndarjen e sëmundjes, duke çuar në forma më të ashpra të kancerit.

Përderisa ishte gjetur se trajtimi tkurrë tumoret në terma të shkurtër, ilaçet e kimioterapisë rrisin shanset që qelizat e kancerit të ‘migrojnë’ diku tjetër në trup dhe të nisin ‘një sistem riparimi’ i cili i lejon ato që të rriten dhe të bëhen edhe më të forta, thuhet sipas një ekipi hulumtuesish nga SHBA-ja.

Shkencëtarët në Kolegjin e Mjekësisë “Albert Einstein” në Nju Jork, ekzaminuan ndikimin e kimioterapisë në pacientët me kancer të gjirit. Ata gjetën se numri i “hapësirave” në enët e gjakut që e lejojnë kancerin të shpërndahet nëpër trup ishte rritur në 20 pacientë pasi kishin marrë dy ilaçe të zakonshme të kimioterapisë, transmeton Gazeta Express.

Faza më e avancuar e kancerit të gjirit, kur është shpërndarë përtej gjirit në organe të tjera në trup, quhet kanceri metastazik i gjirit dhe është forma më fatale e sëmundjes.

Autori i studimit, Dr. George Karagiannis tha për The Telegraph se këto gjetje nuk nënkuptojnë se pacientët duhet të evitojnë kimioterapinë, por se duhet të monitorohen më mirë për të parë nëse sëmundja është duke u shpërndarë.

Komento