Kinect 2 njeh edhe emocionet

Kinect 2 njeh edhe emocionet

Sipas një burimi anonim nga Microsofti për sajtin Eurogamer, versioni i ri i pajisjes së kësaj kompanie për njohjen e lëvizjeve, Kinect 2, do të ketë edhe aftësinë e mbledhjes së sasisë shumë më të madhe të informatave se paraardhësi, i cili lëvizjet i kapte në rezolucion 320×240, me 30 frame për sekondë.

Kjo do të thotë që do të mund të lexojë edhe komandat nga buzët, ashtu që lojtari nuk do të ketë nevojë t’i thotë ato me zë.

Përveç kësaj, Kinect 2 falë këtij avancimi do të jetë në gjendje edhe të vlerësojë gjendjen emocionale, si dhe disponimin e shfrytëzuesit.

Kinect 2 do të duhej të jetë në disponim në variant jo të plotë i cili do të liferohet me pasardhësin e Xbox 360, ndërsa varianti më i shtrenjtë, i ndarë, do të ketë set më të plotë të mundësive, me siguri me qëllim të shfrytëzimit të senzorit të avancuar. Informata të besueshme për datën e paraqitjes tani për tani, natyrisht, nuk ka.

Komento