Kjo është receta natyrale për të humbur peshë

5

5Bëhet fjalë për ujin, kanellën, mollën dhe limonin, një përzierje e cila mund të bëhet në më pak se 20 minuta. Para së gjithash, këto trajtime natyrore gjithmonë duhet të shoqërohen me një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ju nevojitet:

1 litër ujë

2 mollë jeshile

2 shkopinj kanellë

1 limon

Për të përgatitur këtë ilaç natyral zgjidhni dy mollë jeshile dhe lajini mirë. Pritini në feta të holla pa ua qëruar lëkurën dhe lërini diku mënjanë, shkruan “Shije”. Shtrydhni lëngun e limonin, dhe shtojeni atë në një litër ujë, të cilin e keni bërë gati më përpara.

Më pas shtoni në të edhe fetët e mollës me shkopinjtë e kanellës.

Vendoseni në frigorifer për disa orë ose mund ta lini edhe gjithë natën, në mënyrë që kanella, molla dhe lëngu i limonit t’i nxjerrin të gjitha vlerat ushqyese të tyre.

Ditën tjetër dhe në vazhdim, pini nga ky ujë me këto përbërës para çdo vakti. Do të shihni se sa mirë dhe të lehtë do ta ndjeni trupin tuaj gjatë gjithë ditës.

Komento