Kjo grua do që t’ia shihni gjoksin: Mund t’ju shpëtojë jetën! (Foto)

2

Një grua ka postuar online një foto të gjoksit të saj, për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Kylie Armstrong, nga Australia, u diagnostikua me kancer pas një ndryshimi të lehtë në lëkurën e saj.

Ajo u shqetësua dhe bëri një vizitë tek mjeku.

“Shikojeni me vëmendje këtë foto. Janë vetëm tre gropëza të vogla në fund të gjirit. Janë shenjat e kancerit. Ja si duket kanceri im i gjirit. Nuk ka gunga dhe as ndonjë cist, siç ndodh zakonisht”.

Mjeku nuk e dalloi dot, por gruaja insistoi se kishte diçka.

Ai e rekomandoi të bënte një mamografi.

Sërish i pasigurt, i kërkoi të bënte një analizë me ultratinguj, që zbuloi se ajo kishte kancer.

“Ato tre gropëza të vogla e kanë kthyer përmbys jetën time dhe të familjes sime”.

“Po e ndaj këtë foto sepse shumëkush mendon se kanceri i gjirit vjen kur ke ndonjë gungë ose kokërr në gji”.

“Nëse shihni ndonjë ndryshim tek gjoksi juaj, ju lutem shkoni menjëherë tek mjeku. Mund të shpëtoni jetën”.

Fotoja e saj është shpërndarë mijëra herë.1 2

Komento