Kjo lule është eliksir për zemrën

9

9Nga pranvera e hershme deri në fund të majit, kullotat dhe livadhet dekorohen me ngjyrën e verdhë të bimës barishtore shumëvjeçare, adonisi pranveror (Adonis vernalis). Emri Latin vjen nga gjuetari i bukur Adonis sipas mitologjisë greke, ndërsa vernalis tregon që çel në fillim të pranverës, prandaj konsiderohet si shenjë paralajmëruese e kësaj stine.

Kjo lule rritet në të gjithë Evropën, në pjesën evropiane të Rusisë dhe Azisë Perëndimore, Kaukazin verior dhe Siberinë jugperëndimore, Ukrainën, Krimenë.

Për qëllime mjekësore dhe preparate mbledhet dhe përgatitjet pjesa e bimës mbi tokë në kohën e lulëzimit. Bimët e mbledhura me kërcell, gjethe dhe lule duhet të thahen sa më shpejt që të jetë e mundur në hije, në vend ku qarkullon ajri ose në tharëse në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë përbërësit efektiv.

Përbërës medicinalë përmban edhe rrënja, e cila mbledhet në pranverë, edhe pse është më mirë në vjeshtë për shkak se në atë kohë ka më shumë substanca aktive. Rrënjët e nxjerra duhet larë dhe tharë menjëherë në të njëjtën mënyrë si me pjesën mbi tokësore.

Bima përmban glikozide kardiotonike, duke përfshirë substanca shumë të rëndësishme si adonitoksozidi dhe cimarini, si dhe saponinet, flavonoidet, kumarina dhe fitosterina. Për shkak të këtyre përbërësve përdoret për prodhimin e barnave kundër sëmundjeve të zemrës. Përbërësit në lulen e tharë janë mjete jashtëzakonisht të mira për forcimin e muskujve të dobësuar të zemrës. Përveç rinovimit të fuqisë së humbur të zemrës, përmirëson qarkullimin e gjakut, duke vepruar në edemën kardiake dhe stimulon urinimin. Vepron shpejtë dhe në afat të shkurtër, nuk ka efekt kumulativ dhe nuk krijon varësi. Ajo është shumë efektive si një qetësues dhe është përdorur në çrregullimet neurovegjetative, pagjumësisë dhe epilepsisë.

Adonisi pranveror njihet për veprim edhe në sëmundjet e gjendrave tiroide, ndërsa në homeopati përdoret për të trajtimin hipertireozës, në pneumoni, anginë dhe reumatizëm.

Si një kardiotonik merret në formën e një tretësire, pluhurit,ose në kombinim me kardiotonikët e tjerë në formën e pikave ose drazheve. Ekspertët pohojnë kjo lule është provuar efektive tek rastet e moderuara deri te rastet e rënda të dekompenzimit të zemrës dhe problemeve të tjera funksionale të zemrës./GazetaExpress/.

Komento