Koleksioni Dior 2011

Koleksioni Dior 2011
Christian Dior ka prezantuar koleksionin e tij në javën e modës në Paris, por këtë e bëri pa prezencën e dizajnuesit kryesor, John Galliano, i cili është suspenduar për shkak të deklaratave, si thuhet ‘raciste’ që ka bërë javën e shkuar.
John Galliano, i cili ka udhëhequr për 15 vjet rresht, ekipin gjigant të dizejnit të modës në kompaninë prestiogjioze ‘Dior’ është suspenduar pas deklaratës sët tij në lokalin parisien ‘La Perle’, ku Galliano gjatë një incidenti i ishte drejtuar një personi prezent në lokal me fjalët ‘Dirty jew face’ (fytyrë e ndyrë hebraike), shprehje kjo që konsiderohet si shprehje raciste dhe për të cilën Galliano, me ligjet franceze në fuqi, mund të dënohet me gjashtë muaj burg.

Për këto fjalë, dy musafirë të rastit në ‘la Perle’ kanë njohtuar menjëherë autoritetet e drejtësisë në Francë, të cilat kanë nisur hetimet ndaj gallianos.

“Fjalori i tillë është i papranueshëm për shkak të kujtimit të kemi pët rë gjitha viktimat e Holokaustit dhe për shkak të respektit që ne kemi për të gjithë njerëzit “, ka komentuar suspendimin e Gallianos, udhëheqësi ekzekutiv i shtëpisë së modës ‘Dior’, Sidney Toledano.

Sdi që të jetë, kompania nuk ka anuluar prezantimin e koleksionit në javën e modës, përkundër faktit se ka pasur paralajmërime se do të bojkotohet ‘ajka e industrisë mediale të modës’.  Mediat kanë vlerësuar se koleksioni i sivjetmë i ‘Dior-it’ ka qenë spektakulare dhe ka kaluar në shenjën e kreacioneve mahnitëse të ngjyrave blu dhe gri. Mirëpo, elementet e kombinuara të stilit romantik dhe viktorian, nuk kanë hequr shijen e hidhur që shkaktoi deklarata e dorës e cila qëndroj prapa dizajnit të modeleve të prezantuara.

Christian Dior mbanë 92 për qind të aksioneve të ‘brandit’ të Gallianos, prandaj, si komentojnë mediat e huaja, nuk është e qartë nëse ‘gjeniu i kreacioneve të modës, Galliano, do të mund të mbijetojë në këtë industri profitabile, pa mbështetjen e Diorit’.

Siç dihet, Galliano ka kërkuar falje për deklaratat e tij, mirëpo ai ka ngulur këmbë se nuk është anti semitist.

Galliano ka braktisur Parisin menjëherë pas rrebeshit të akuzave që i janë adresuar pas deklaratave, që nga elitat intelektuale dhe krijuesit e përmasave botërore i konsiderojnë raciste.

Komento