Kolesteroli i lartë i dëmshëm për jetën seksuale të grave

Kolesteroli i lartë i dëmshëm për jetën seksuale të grave

Kolesteroli i lartë në gjak, ka vetëm një zgjedhje të mundshme: të bësh gjithçka për ta ulur atë.

Së pari, për shkak se nivelet e larta të këtyre yndyrnave në gjak paraqesin rrezik të lartë shëndetësor, kardiovaskular, kryesisht, por jo vetëm. Dhe së dyti, pasi kolesteroli i lartë të çon në pasoja të rënda në fushat e tjera të jetës, si ajo seksuale përshembull.

Këtë e ka treguar një studim shkencor, i kryer në Universitetin e Napolit sipas të cilit, kolesteroli i lartë në gjak, është i dëmshëm për jetën seksuale të grave.

Konkretisht, ai pengon eksitimin e tyre, orgazmën dhe kënaqësinë e përgjithshme seksuale në shtrat.

Studimi i publikuar edh enë revistën shkencore “Journal of Sexual Medicine”, tregon sesi kjo lloj yndyrne, ndikon në seksualitetin femëror, në mënyrë mjaft negative.

Komento