Kolesteroli i mirë zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

Kolesteroli i mirë zvogëlon rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë

Rezultatet e studimit të ri janë botuar në revistën “Gut” dhe bazohen në të dhënat nga 1.238 pacientë me kancer të zorrës së trashë

Përqendrimi i lartë i koleserolit të ashtuquajtur mirë (HDL) në gjak, mund të çojë deri te zvogëlimi i rrezikut për paraqitjen e kancerit të zorrës së trashë, thonë shkencëtarët holandezë.

Edhe më parë dihej sesi zvogëlimi i përqendrimit të kolesterolit të ashtuquajtur “të keq” (LDL), në kombinim me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, lidhet me zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e studimit të ri janë botuar në revistën “Gut” dhe bazohen në të dhënat nga 1.238 pacientë me kancer të zorrës së trashë dhe të po aq njerëzve të shëndoshë.

Me këtë rast është parë se pjesëmarrësit në studim me përqendrimin më të lartë të kolesterolit HDL në gjak, ishin më së paku të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë, pa marrë parasysh praninë e markerëve që tregojnë në praninë e faktorëve të tjerë të rrezikut (proceset inflamatore, rezistencën në insulinë, radikalet e lira).

Mesatarisht, çdo rritje e përqendrimit të HDL-së për 16,6 miligramë për decilitër të gjakut, është parë se çon deri te një zvogëlim prej 22% nga paraqitja e kancerit të zorrës së trashë.

Komento