Konsumimi i piknogenolit lufton alergjinë

Konsumimi i piknogenolit lufton alergjinë

Shkencëtarët kanadezë kanë zbuluar se konsumimi i piknogenolit – ekstraktit të lëvores së pishës – mund të lehtësojë simptomat e rinitit.

Në studim kanë marrë pjesë 19 persona, gjysma e të cilëve në periudhë prej pesë deri në tetë javë para sezonit të alergjisë, si pasojë e lulëzimit të bimëve, kanë konsumuar piknogenol, ndërsa pjesa tjetër placebo (substancë mashtruese pa efekt).

Konsumi i piknogenolit te personat e eksperimentuar ka ulur simptomat e alergjisë në sy për 35% në krahasim me grupin që ka përdorë placebo. Simptomat e alergjisë të cilat kanë prekur hapësirën e hundës, me anë të përdorimit të piknogenolit janë ulur për 20%.

Siç njofton MIA, piknogenoli lehtëson simptomat e alergjisë nëse merret së paku 5 javë para fillimit të sezonit të lulëzimit të bimëve

Komento