Konsumimi i tepërt i bukës rrit tensionin

Konsumimi i tepërt i bukës rrit tensionin

Buka është burimi kryesor i kripës për amerikanët. Këtë e bëri të ditur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila publikoi një liste me ushqime që janë burim kripe.

Vetëm 44% e ushqimeve bazë furnizonin me kripë dietën e amerikanëve. Kripa është burimi primar i sodiumit  që rrit tensionin e lartë.

Buka thanë ekspertët nuk është më e kripur se ushqimet e tjera por njerëzit janë të prirur ta konsumojnë bukën në sasi të mëdha.

Burim tjetër i kripës në organizëm janë mishi, sallamrat dhe picat. Sipas specialistëve kripa duhet të limitohet deri në një lugë çaji në ditë.

Komento