Konsumoni ushqime të shëndetshme mes vakteve

ushqimet

Shumica e personave që nuk arrijnë të dobësohen, shëndoshen më shumë për shkak të ushqimeve të konsumuara mes vakteve.

Prandaj nëse dëshironi të dobësoheni duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimeve të konsumuara mes tre vakteve kryesore. Konsumimi i ushqimeve pa yndyrë dhe të mbushur me vitamina ju ndihmon të dobësoheni dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme.

Ja çfarë duhet të hani mes vakteve për një ushqyerje të shëndetshme sipas revistës “Reader’s Digest”:

Karota dhe rrush të thatë: e pasur me vitaminën A, karota ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe në mbrojtjen e dhëmbëve. Ndërsa rrushi i thatë ka veçori të mrekullueshme antioksiduese. Edhe ananasi mundëson marrjen e vitaminës C që zhvillon sistemin imunitar. Për një gjysmë vakti të shëndetshëm merrni një tas me kos pak të yndyrshëm, grini në rende karotë dhe hidhjani kosit, shtoni dhe rrush të thatë me ananas.

Kosi dhe frutat e thata: kosi forcon kockat me ndihmën e kalciumit. Ndërsa vitamina D është një burim i mrekullueshëm proteinash për muskujt. Shtoni dhe fruta të thata apo granola për të ëmbëlsuar kosin.

Sanduiç me djathë mozarella dhe domate: zbukuroni sanduiçin tuaj me djathë mozarella, domate dhe borzilok.

Ushqimet me lëvozhgë: ushqimet me lëvozhgë të përziera nuk mundësojnë vetëm proteinat por edhe vitaminën E. Vitamina E ul riskun e sëmundjes së Alzheimerit. Dhe kanella ul sheqerin në gjak.

Fruta të pjekura: ju duhet të preferoni shumë frutat qofshin ato të pjekura apo të freskëta. Mund të merrni fruta tropikale të pasura me vitaminën C. Krahas tyre konsumoni dhe luleshtrydhe të freskëta, rrush të bardhë dhe boronica të pasura me antioksidues.

Mollë të pjekura në furrë: molla e pjekur në furrë është burim i mirë vitamine A. Vendosini mollët në tepsi, hidhini pak vaj ulliri të kulluar dhe piqini në furrë.

Byrekë me zarzavate: ju mund të konsumoni një vakt të shëndetshëm nëse përgatisni një byrek me miell gruri dhe i shtoni zarzavate të freskëta. Me anë të drithërave të byrekut dhe fibrave të zarzavateve ekuilibrohet sistemi tretës dhe fitoni më shumë energji.

Komento