Kontraceptivë me ultratinguj

Kontraceptivë me ultratinguj
Një dozë me ultratinguj në testikuj mund të pengojë prodhimin e spermës. Këtë e tregon një studim i publikuar në revistën ‘Biologjia Riprodhuese dhe Endokrinologjia’.
Studimi i bazuar tek kaviet ka treguar se një dozë me valë tingujsh mund të reduktojë spermën duke i bërë meshkujt infertilë.
Shkencëtarët thonë se mund të punojnë në këtë drejtim për të pasur një kontraceptiv shumë premtues. Megjithatë do duhet ende shumë punë për të provuar që ultratingujt të shërbejnë vetëm si kontraceptivë dhe të mos çojnë në sterilizim.

Komento