Kontraceptivët oral dhe rreziku nga kanceri

Kontraceptivët oral dhe rreziku nga kanceri

Nuk ekziston ndonjë rrezik i dukshëm nga përdorimi i kontraceptivëve, nëse bëhet ekzaminimi i rregullt i qafës së mitrës.

Ndërmjet viteve 1968 dhe 1969, në Britaninë e Madhe, 45 950 femra u regjistruan në një studim dhe u përcollën për 28 vjet. Përcaktimi i riskut për kancer kërkon një mbikëqyrje të gjatë, pasi që efektet e barit mund të shfaqen shumë vite pas ndërprerjes së përdorimit të tij.

Incidenca e grave me kancer të cilat kanë përdorur barnat u krahasua me incidencën e atyre që kurrë nuk i kanë përdorur ato. Kështu, u gjet një baraspeshë, duke mos u vërejtur ndonjë rrezik më i madh te femrat që kishin përdorur barnat. Rreziku ishte më i ulët për kancerin e kolonit ose rektumit, trupit të mitrës ose vezorëve; për kanceret e kombinuara gjinekologjike (mitrës, vezorëve, qafës së mitrës); si dhe për cilëndo diagnozë të kancerit. Incidenca e kancerit të gjirit ishte e ngjashme te përdorueset dhe te ato që kurrë s’kishin marrë barna kontraceptive.

Një tjetër analizë ishte kalkulimi i incidencës së rasteve të kohëzgjatjes së përdorimit dhe kohës pas ndërprerjes së kontraceptivëve. Krahasimi ishte po ashtu i ngjashëm me femrat që nuk i kishin përdorur barnat. Pas përshtatjes në moshë, në pirjen e duhanit, klasën sociale dhe përdorimit të terapisë zëvendësuese hormonale, rreziku relativ i kancereve të vezorëve dhe trupit të mitrës, krahasuar me jopërdorueset e kontraceptivëve, ishte më i ulët pa marrë parasysh kohëzgjatjen e përdorimit të tyre (48 muaj, 49-96 muaj dhe 97 muaj). Rreziku pas kohës së ndërprerjes së barit ishte bindës; risku nga kanceri i qafës së mitrës persistonte 10-15 vjet pas ndërprerjes, si edhe risku i kancerit të trurit dhe atij pituitar vazhdonte 20 ose më shumë vjet pas ndërprerjes.

Të dhënat nga ky studim indikojnë përdorimin e kontraceptivëve për të prevenuar kancerin ovarial dhe të endometriumit, mirëpo në anën tjetër këto barna përshpejtojnë zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës, të shkaktuar nga HPV onkogjenik. Fatmirësisht, kanceri preinvaziv i qafës së mitrës mund të zbulohet dhe të mjekohet. Ekzaminimi i rregullt i qafës së mitrës është njëri nga elementet themelore të shëndetit te gratë që përdorin kontraceptivë. /Telegrafi/

Komento