Kontrolloni yndyrën e lekurës gjatë verës

Kontrolloni yndyrën e lekurës gjatë verës

Vera vjen me shumë gjallëri, por në të njëjtën kohë sjell shumë sfida për të përballur. Disa nga ankesat e shumta kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës vjen nga yndyra e tepërt.

Mënyrat më të mira për të përballuar këtë problem janë përgatitja dhe minimizimi i dëmtimit. Më poshtë, janë disa mënyra që të krijoni iluzionin e lëkurës perfekte pa pasur nevojë për shumë produkte.

Provoni pastrues që luftojnë aknet

Edhe nëse ditët që luftonit aknet kanë ikur përgjithmonë, nëse keni problemin që “shkëlqeni gjithë kohën”, atëherë përdorni acid salicilik. Mos e kaloni 2%, pasi mund të ketë efekte anësore.

Përdorni krem nate

E keni kuptuar nevojën, për një formulë hidratuese më të lehtë, në momentin që temperaturat nisën të ngriheshin. Por e keni përdorur të njëjtën logjikë për kremin e natës? Nëse jo, është momenti të përdorni krem më të lehtë që të shikoni rezultate më të mira pa u lodhur shumë. Gjithashtu, pjesën e hundës lëreni pa i vënë, se ka vetë mjaftueshëm yndyrë.

Mos i lini pas dore trajtimet e fytyrës

Edhe nëse ju duket e kotë të shpenzoni në një qëndër estetike, vazhdoni ritualin e përdorimit të maskave në kushtet e shtëpisë çdo javë. Zgjidhni maska në bazë të lëkurës ose problemit tuaj, për rezultate më të mira.

Ushqehuni mirë

Yndyra në lëkurën tuaj nuk ndikohet vetëm nga produktet që vini në lëkurë. Ushqimet pikante sëbashku me pijet alkolike si koktejle e bëjnë lëkurën të djersisë më shumë. Limitoni konsumimin e tyre dhe zëvëndësojini me shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe shumë ujë.

Provoni krem mbrojtës nga dielli me përmbajtje mineralesh

Mund të duket e çuditshme por mesa duket kremi kundër diellit mund të ndihmojë të kontrollojë prodhimin e tepërt të yndyrës. Dy përbërësit që ndihmojnë në këtë proçes janë zink i mikronizuar dhe dioksid titaniumi. Alkooli i ç’natyruar është një tjetër përbërës që ndihmon lëkurën të çlirohet nga yndyra.. Sigurisht mundohuni të mos e tajkaloni me makiazhin në verë, për të pasur rezultate të mëdha.

Komento