Kornea artificiale kundër verbërisë

Kornea artificiale

Kornea artificiale mund t’ua kthejnë shikimin pacientëve që nuk reagojnë ndaj transplanteve.

Kur njerëzit verbërohen, shpesh ndodh sepse kornea është e dëmtuar ose e infektuar. Shumë njerëzve u bëhen transplante korneale, por jo secili pacient reagon ndaj kësaj, dhe oferta e donatorëve të syve nuk mundet gjithmonë të për të mbush kërkesat. Një përgjigje është kornea artificiale.

Në Institutin Fraunhofer për Hulumtime të polimereve të aplikuara në Potsdam të Gjermanisë, një ekip i shkencëtarëve është duke punuar në kornenë e punuar nga polimeri me një shtresë që do të lidhet për syrin e pacientit.

Janë disa lloje të korneve “artificiale” që përdoren në Shtete e Bashkuara të Amerikës, por ato më shumë janë bërë nga indi i vetë pacientit se sa që janë tërësisht artificiale. Po ashtu ka pasur punime në zhvillimin e komeve sintetike duke përdorur kolagjenin, një material biologjik.

E quajtur ArtComea, dizajni i Storsberg përdor një polimer që absorbon ujin të shoqëruar me një shtresë që ankorohet në qelizat njerëzore. Skaji i kornesë trajtohet për të inkurajuar qelizat pranë saj për t’u rritur; duke e lidhur kornenë me syrin. Dizajni i ri, thonë hulumtuesit, po ashtu përmirëson sipërfaqen e kornesë që thithë dritën kundrejt versioneve të mëhershme.

ArtComea nuk është pranuar ende nga përdorimi klinik sepse kometë artificiale si kjo nuk kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë; nuk ka të dhëna afatgjata për përdorimin e tyre.

Por, nëse tregon sukses për vitet e ardhshme, mund t’u ofrojë shpresë njerëzve, sytë e të cilëve nuk i tolerojnë transplantet.

Komento